Përshkrimi
Prej mbi 20 vitesh, STAR7 u ofron klientëve të saj shërbime si një emër udhëheqës në fushën e informacionit për produktet. Veprimtaria e saj përfshin mbështetje për inxhinierinë e produktit dhe të proceseve, krijimin dhe menaxhimin e përmbajtjes teknike, si edhe shërbime në marketing, përkthim, printim dhe përvoja virtuale. Falë këtij portofoli, kompania mbulon të gjithë ciklin jetësor të produktit, nga faza e projektimit deri te shërbimet pas shitjes.
Tipari dallues i STAR7 ka qenë gjithmonë një qasje që ndërthur njohuritë specifike, teknologjinë dhe një këndvështrim të gjerë, për të sjellë zgjidhje sa më të përshtatshme për nevojat e klientëve dhe të tregut global. Kjo mënyrë pune i ka mundësuar kompanisë të krijojë partneritete të rëndësishme me kompani ndërkombëtare kryesore, duke e konsoliduar si një partner global të besueshëm dhe me kredibilitet. STAR7 është pjesë e rrjetit STAR Group.
STAR7 kërkon një Junior with mechanical/electrical background.
Detyrat
- Merr informacionin teknik të nevojshëm për hartimin e dokumentacionit të kërkuar, si për shembull specifikime teknike, vizatime teknike dhe modele 3D.
- Kontrollon dokumentacionin e përgatitur duke ndjekur standardet e përcaktuara, përfshirë përdorimin e një checklist-e.
- Raporton ecurinë e projekteve të caktuara përmes KPI, në përputhje me rregullat në fuqi.
- Bashkëpunon me TL lidhur me të gjitha çështjet e mësipërme.
- Kryen edhe detyra të tjera sipas kërkesës së Team Leader.
Kualifikimet
- Kërkohet përfundimi i shkollës së mesme në Mechanicals, mechatronics, electrical ose electronics.
- Njohja e mirë e gjuhës angleze është e domosdoshme.
- Nevojitet njohuri në nivel mesatar e paketës MS Office, duke përfshirë Word, Excel dhe PowerPoint.
Çfarë do të gjeni në STAR7
- Do të bëheni pjesë e një organizate që po kalon një fazë të fortë rritjeje, në një ambient pune të orientuar nga zhvillimi.
- Do të angazhoheni në një fushë shumë të kualifikuar, komplekse dhe stimuluese.
- Do të keni mbështetjen e një tutori me përvojë.
- Ofron trajnim.
- Ofron orar fleksibël.