Përshkrimi
Star Albania po krijon një grup kandidatësh të rinj, energjikë dhe me iniciativë, të cilët synojnë të ndërtojnë rrugën e tyre profesionale në një kompani ndërkombëtare dhe të fitojnë përvojë në një mjedis pune dinamik e fleksibël.
Çfarë ofron STAR7:
- Mundësinë për t'u bërë pjesë e një organizate në rritje të vazhdueshme, me fokus te zhvillimi profesional;
- Angazhim në një fushë të specializuar, sfiduese dhe motivuese;
- Mbështetje nga një tutor me përvojë;
- Trajnim;
- Orar fleksibël.
Kualifikimet
Për pozicionin Data Entry kërkohen këto aftësi ndërpersonale:
- Njohuri të mira të gjuhës italiane janë të detyrueshme;
- Njohuri në Excel;
- Aftësi për punë në ekip;
- Aftësi komunikimi dhe menaxhimi të konflikteve;
- Njohuritë në inxhinieri do të konsiderohen me përparësi.