• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Stacioni i Autobusave Rahovec

Ftesë për Ankand Publik - Dhënia e lokalit, hapësirës me qira

Stacioni i Autobusave Rahovec
Apliko
Biznes & MenaxhimRahovec3 javë më parë

NPL "Stacioni i Autobusëve" Sh.A. Rahovec njofton te gjithë të interesuarit se ofron hapësirat/lokalet për qiradhënie përmes procedurës se ankandit publik, si në vijim:

Kati i Dyte (2)

| Nr | Njësia | Sipërfaqja/ m² | Çmimi fillestar |
|---|---|---:|---:|
| 2 | Lokali me nr. 2 | 33.29 m2 | 3.00 € m² |
| 3 | Lokali me nr. 3 | 31.99 m2 | 3.00 € m² |
| 4 | Lokali me nr. 4 | 45.17 m2 | 3.00 € m² |

Shënim çmimi është pa TVSH dhe Tatimin mbi qiranë

  • Kriteri i dhënies se kontratës është çmimi me i larte i ofruar. Ne rast qe ekziston vetëm një ofertë lidhur me njësinë aferishtë, ndërmarrjes ka te drejte te beje negociata me palën e interesuar lidhur me çmimin final te njësive afariste te caktuar.
  • Të drejtë pjesëmarrje kane personat juridike dhe fizik. Persona Juridike si dëshmi ofrojnë certifikatën e regjistrimit te biznesit. Afati i dhënjes me qira është tre (3) vjeçar me mundësi vazhdimi, bazuar ne rregulloren e brendshme te NPL-se Stacioni i Autobusëve Rahovec.

Preferenca e dëshiruar për lëshimin me qira të lokalit gjatë procedurës se ankandit;

  • Zyrat e Ndryshme Administrative
  • Agjencinë Turistik
  • Zyret Financiare (Pagesat, Kontabilitetet )

Kushtet dhe obligimet tjera;

  • Si dëshmi të ofrojë certifikatën e regjistrimit te biznesit;
  • Nga e drejta e pjesëmarrjes në ankand janë të përjashtuar te gjithë debitorët që kanë obligime të pashlyera ndaj ndërmarrjes NPL – Stacioni i Autobusëve Rahovec SH.A;
  • Te gjithë të interesuar mund të shikojnë lokalin , hapësirën çdo dite pune nga ora 08:00-15:00;
  • Afati i dorëzimit të ofertave është nga data 20.04.2026, deri me datën 20.05.2026, ne ora 14.00, hapja e ofertave bëhet në orën 14:30;
  • Kopje e letërnjoftimit e bashkangjitur me zarf.
  • Ofertat dorëzohen me zarf te mbyllur dhe dorëzohen ne zyrën e arkivit te Ndërmarrjes;
  • Te drejt pjesëmarrje ne hapjen e ofertave kane te gjithë ofertuesit.
  • Palët fituese në afat prej 5 ditësh pas mbylljes se procedurës së ankandit duhet t’i nënshkruajnë kontratat mbi qiranë, dhe të bëjnë pagesën e faturës së parë;

Kontrata për fituesin do të nënshkruhet sipas kushteve të lartcekura.