Vlerësues/e Pasurie
Përshkrimi:
Me një eksperiencë të gjatë dhe të konsoliduar në tregun e pasurive të paluajtshme, fokusi ynë kryesor është vlerësimi i pronave për banka, institucione financiare, gjykata, shoqëri përmbarimore dhe klientë privatë.
Ndër vite, kemi bashkëpunuar me disa prej bankave më të rëndësishme në Shqipëri, kompani investimi, si dhe palë të treta që kërkojnë vlerësime profesionale, të sakta dhe të besueshme. Falë njohjes së tregut, korrektësisë dhe profesionalizmit, synojmë të ofrojmë zgjidhje të qarta dhe cilësore për çdo proces vlerësimi.
Për të zgjeruar ekipin tonë, jemi në kërkim të një Vlerësues/e Pasurie që dëshiron të zhvillohet në fushën e vlerësimit të pronave. Roli përfshin vlerësimin e pasurive të paluajtshme për banka, institucione financiare dhe klientë privatë, duke kombinuar punën në terren me analizën e tregut dhe përgatitjen e raporteve profesionale.
Detyrat:
- Kryerje e inspektimeve në terren për prona të ndryshme.
- Mbledhje dhe analizim i informacionit mbi pronën dhe tregun përkatës.
- Përgatitje e raporteve të vlerësimit për banka, institucione financiare dhe palë të treta private.
- Verifikim i dokumentacionit të pronës dhe të dhënave teknike.
Kualifikimet:
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
- Diplomë universitare në inxhinieri, arkitekturë, ekonomi, ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë në vlerësim pasurie përbën avantazh.
- Njohuri të mira të tregut të pasurive të paluajtshme.
- Aftësi analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
- Njohuri të MS Office.
- Patentë drejtimi kategoria B.
- Përdorues AutoCAD.
Do të ishte plus nëse ke:
- Licencë si vlerësues pasurie.
- Eksperiencë me raporte vlerësimi për banka.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
Pse të aplikosh?
- Do të punosh në një fushë profesionale me kërkesë të vazhdueshme.
- Do të kesh mundësi të zhvillosh ekspertizë reale në vlerësimin e pronave.
- Do të jesh pjesë e një ambienti pune serioz, bashkëpunues dhe mbështetës.
- Do të marrësh mbështetje dhe udhëzim nga profesionistë me eksperiencë.
- Ofrojmë pagë konkurruese në varësi të eksperiencës.