Kërkohen
- Mjek Specialist Neurolog
- Mjek Specialist Internist
- Mjek Specialist - Biokimi Klinike
- Mjek Specialist - Otorinolaringolog
Detyrat dhe Përgjegjësitë e Mjekëve Specialistë për të gjitha pozitat:
- Kryen vizita të rregullta dhe punë brenda institucionit si dhe ambulatore, sipas orarit të punës;
- Kryen konsulta dhe vizita në kabinete tjera sipas nevojës;
- Kryen ekzaminimin mjekësor të pacientit, mbledh të dhëna për sëmundjen (diagnostifikim) dhe përcakton diagnozën;
- Përcakton dhe kryen trajtimin (terapinë) për sëmundjet e zbuluara, çrregullimet ose lëndimet;
- Dokumenton ekzaminimet e vazhdueshme mjekësore të pacientit, gjetjet, diagnozat dhe trajtimin e përshkruar, si dhe kujdeset për trajtimin e pacientëve;
- Monitoron dhe vlerëson efektet e trajtimit terapeutik;
- Bën punë kërkimore dhe ofron propozime të trajtimit sipas doktrinave profesionale;
- Merr pjesë në trajtimin e pacientëve me bazë ekipore - konziliar;
- Merr pjesë në edukimin e mjekëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë profesionalë në specializim ose përgjatë edukimit të vazhdueshëm profesional të tyre;
- Organizon intervenimin e shpejtë, vendosjen e terapisë urgjente të të sëmurëve të rëndë;
- Regjistron të gjitha të dhënat në sistemin e informimit shëndetësor (SISh);
- Përgatit raportin mjekësor për pacientët ambulantorë;
- Ushtron detyra plotësuese profesionale e menaxhuese, sipas nevojës dhe kërkesave të menaxhmentit;
- Respekton kodin e mirësjelljes, kujdesit dhe respektimit të pacientit dhe personelit;
- Ofron këshilla profesionale me shkrim e me gojë rreth trajtimit të pacientit dhe përcaktimit të terapisë ditore;
- Përcakton radhën dhe Planin e ekzaminimeve kliniko-laboratorike;
- Bën kërkesa për vizita plotësuese-konsultative;
- Mbikqyr realizimin e detyrave ditore të punës së stafit;
- Jep mendime profesionale në punën e komisioneve të ndryshme;
- Monitoron punën dhe merr masa në rast të devijimit nga doktrina profesionale ose shkelja e kodit të deontologjisë mjekësore;
- Merr pjesë në përgatitjen e dokumentacionit dhe në ekzekutimin e aktiviteteve të prokurimit publik nga fusha e punës dhe përgjegjësive të tij;
- Bashkëpunon me shërbime të tjera profesionale në institucion;
- Angazhohet në punësimin e punonjësve të rinj mjekësorë në punë;
- Monitoron zhvillimin e profesionit me synim ruajtjen dhe përmirësimin e nivelit të ekspertizës dhe transferimin e informacionit në lidhje me ngjarjet në profesion;
- Përgatit materialet dhe mjetet e punës për përdorim dhe intervenim;
- Kujdeset dhe mirëmban pajisjet dhe mjetet e punës gjatë përdorimit;
- Mbron pronën e punës nga vjedhja, zhdëmtimi, dëmtimi apo shkatërrimi;
- Ruan konfidencialitet të plotë për çështjet që kanë të bëjnë me trajtimin e pacientit apo punën e institucionit, përveç në rastet kur kjo autorizohet me shkrim, në përputhje me rregullat institucionale;
- Në rast të kërkesës për ekzaminime radiologjike, laboratorike, jep shpjegime mbi indikacionet;
- Kujdeset për ruajtjen e rendit në vendin e punës.
Kriteret e përgjithshme për pranim për të gjitha pozitat:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës (letënjoftimin kopje);
- Të ketë zotësi të plotë veprimi, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrat përkatëse;
- Të mos jetë e/i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje (vërtetim nga gjykata);
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vërtetim nga punëdhënësi).
Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale, bazuar në specifikat e institucionit për pozicionet nga 1-4:
- Shkollimi Universitar – Fakulteti i Mjekësisë në profilin e kërkuar (diploma kopje e notizuar);
- Certifikata e shkollimit Specialistik (kopje e notizuar);
- Licenca e punës profesionale valide e lëshuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (kopje e notizuar);
- Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërtim në pozitë;
- Trajnime të realizuara në kuadër të veprimtarisë së profileve relevante (preferohen);
- Njohuri për të punuar me kompjuter dhe mjete softueri (Word, Excel, ose të tjera;)
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore, të cilët kanë zotësi të plotë për veprim, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe plotësojnë kriteret e kërkuara me konkurs si dhe kanë aftësi profesionale per kryerjen e detyrave.
Procedurat e konkurrimit:
Konkursimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar sipas këtij konkursi.
Data e hapjes dhe mbylljes së Konkursit:
Konkursi publikohet në webfaqen e SIMBNJ, në webfaqen e SHSKUK-së si dhe në tabelen e shpalljeve në institucion për 30 ditë nga 12.05.2026 deri më 11.06.2026 ndërsa poashtu dorëzimi i aplikacioneve bëhet brenda këtij afati (30 ditë).
Paraqitja e kërkesave:
Aplikacionet merren online në web faqen e plotësohen në mënyrë elektronike dhe të dorëzohen në Njësinë e Burimeve Njerëzore në QKMP- Gjakovë. Në aplikacion duhet të ceket qartë institucioni, titulli i vendit të punës dhe numri i references. Të gjitha dokumentet dhe dëshmitë profesionale t'i bashkëngjiten aplikacionit në kopje. Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e paplota nuk do të pranohen.Kandidatet të cilët aplikojnë të ofrojnë dëshmi sipas konkursit të shpallur, përndryshe kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të thirren për intervistim.