Përshkrimi
Rrjeti i marketeve dhe hipermarketeve SPAR e ka nisur veprimtarinë në një dyqan në Holandë në vitin 1932 dhe sot shtrihet me mbi 13,300 markete në 48 shtete të botës. Që nga 20 Qershor 2016, SPAR Albania operon edhe në Shqipëri, duke sjellë cilësi, risi dhe një portofol prej 40.000 produktesh që kanë vendosur një standard të ri në tregun vendas. Me 101 markete dhe 5 hipermarkete, SPAR pozicionohet ndër emrat kryesorë në këtë kategori.
Pozita e hapur është Supervizor Sigurie TEG & QTU, në Departamentin e Sigurisë, me vendndodhje në Tiranë.
Përmbledhja e Pozicionit
- Kujdeset që konsumatorët dhe punonjësit të kenë një ambient të sigurt dhe të qetë.
- Mbikëqyr dhe kontrollon ambientet e punës, përfshirë zyrat, magazinat dhe sallat e shitjes, si edhe lëvizjet e stafit dhe klientëve brenda dyqanit.
Detyrat
- Mbikëqyr funksionimin e të gjitha sistemeve të sigurisë dhe ecurinë e tyre.
- Mban përgjegjësi për sigurinë e mallrave dhe për vëzhgimin e lëvizjes së Cash-it.
- Siguron zbatimin e procedurave dhe të rregullores së brendshme nga i gjithë stafi.
- Verifikon respektimin e procedurave që lidhen me sigurinë.
- Ndjek zbatimin e procedurave të parashikuara për rastet e zjarrit.
- Kontrollon dyert e emergjencës dhe mbikëqyr vazhdimisht që pajisjet kundër zjarrit të jenë funksionale.
- Udhëzon punonjësit e sigurisë, i kontrollon ata dhe monitoron praninë e manualeve dhe sinjalistikës së sigurisë.
- Mbikëqyr dhe kontrollon të gjithë vizitorët që hyjnë në dyqan.
- Informon punonjësit për çdo çështje që lidhet me sigurinë në punë.
- Menaxhon rastet e vjedhjeve nga klientët ose nga punonjësit.
- Përgjigjet për zbatimin e procedurave në ambientet e magazinës dhe të dyqanit.
- Ndjek procedurat që lidhen me qarkullimin e mallrave, duke përfshirë hyrjen e personelit, magazinën dhe daljen e klientit.
- Trajton situata të ndryshme që mund të paraqiten në dyqan.
- Kryen edhe detyra të tjera që i caktohen nga Menaxheri i Sigurisë.
Kualifikimet
Kërkohet të ketë diplomë të Shkollës së Mesme.
Përvoja e punës duhet të jetë nga 6 muaj deri në 1 vit në një pozicion të ngjashëm.
Kualifikime të tjera
- Duhet të ketë njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit.
- Njohja e një gjuhe të huaj konsiderohet përparësi.
Aftësi të tjera
- Të jetë në gjendje të komunikojë informacionin qartë dhe saktë.
- Të ketë aftësi të mira drejtuese dhe kapacitet për të mbikëqyrur dyqanin.
- Të dijë të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për përmbushjen e detyrave.
Dokumentet e kërkuara