• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
SPAR

Sistemues/e & Kasier/e Qerret Kavajë

SPAR
Apliko
Sherbim ndaj KlientitKavajë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Rrjeti i marketeve dhe hipermarketeve SPAR e ka nisur veprimtarinë në një supermarket hollandez në vitin 1932 dhe sot shtrihet në më shumë se 13,300 njësi në 48 shtete të botës. Që prej 20 Qershor 2016, SPAR Albania operon edhe në Shqipëri, duke ofruar cilësi dhe risi përmes një game prej 40.000 produktesh, të cilat kanë sjellë një standard të ri në tregun vendas. Me 101 markete dhe 5 hipermarkete, SPAR renditet mes kompanive kryesore në kategorinë e vet.

Pozicioni i hapur është Sistemues/e & Kasier/e në Qerret, Kavajë.

Departamenti: Departamenti Operacional

Vendodhja: Qerret, Kavajë.

Përmbledhja e pozicionit

Qëllimi i këtij roli është pranimi i mallrave dhe garantimi i pranisë së tyre në mënyrë të rregullt dhe të organizuar, në përputhje me procedurat e kompanisë. Pozicioni kërkon bashkëpunim të drejtpërdrejtë me kolegët në ekip.

Detyrat

  • Të njohë në detaje dhe të zbatojë me korrektësi të plotë të gjitha procedurat dhe rregulloret e brendshme të kompanisë lidhur me produktet, asortimentin, higjienën dhe standardet e punës.
  • Të respektojë procedurat e brendshme për sigurinë dhe shëndetin në punë, duke treguar kujdes për veten, kolegët dhe klientët.
  • Të pranojë furnizimet dhe t’i organizojë ato në magazinë.
  • Të vendosë produktet në rafte dhe të kujdeset që ato të mbahen pastër dhe në rregull.
  • Të sigurojë që të gjitha produktet e ekspozuara në rafte të kenë barkodet përkatëse.
  • Të mirëmbajë etiketimet e rafteve, përfshirë çmimet dhe ofertat.
  • T’u prezantojë klientëve produktet që kërkojnë shpjegim ose prezantim.
  • Të ndihmojë klientët sa herë që ata kanë nevojë për asistencë.
  • Të ketë njohuri për produktet që tregtohen në dyqan dhe përdorimin e tyre.

Kualifikimet

  • Edukimi: të ketë diplomë të shkollës së mesme.
  • Përvoja në punë: të paktën 6 muaj eksperiencë në role të ngjashme.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi për bashkëpunim në ekip.
  • Aftësi për përdorimin e të gjitha pajisjeve të nevojshme për realizimin e punës.
  • Shkathtësi shumë të mira në komunikim.