Shitëse, Sistemues/e & Kasier/e QTU
Departamenti: Departamenti Operacional
Vendodhja: Tiranë
Përshkrimi: Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është ofrimi i shërbimit me efikasitet dhe efiçense ndaj klientëve duke mirëmbajtur hapësirën që ka në përgjegjësi. Puna e përditshme konsiston në sistemimin e produkteve në banak dhe shitjen e tyre në të gjithë hapësirën promocionale që i përket departamentit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Njohja shumë e mirë e produkteve dhe e funksionit të tyre, magazinës së sektorit të tij/saj dhe e gjithë dyqanit në tërësi
- Mbajtja pastër dhe e rregullt e banakëve dhe magazinës
- Kontrolli i produkteve para se të ekspozohen duke u siguruar se etiketat, barkodet, çmimet, etj. janë brenda standardeve të shitjes
- Mbajtja e datave të skadencës të sektorit përkatës
- Prezantimi i produkteve specifike duke i mirëmbajtur testerat
- Marrja pjesë në inventaret e sektorit
- Zotërimi i njohurive të gjëra për stokun aktual të sektorit përkatës
- Mirësjellja dhe komunikimi i duhur me klientët dhe kolegët
Kualifikimet:
- Edukimi: Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme
- Eksperiencat e punës: Preferohet të ketë eksperiencë të ngjashme pune
- Aftësi të tjera:
- Aftësi për të punuar në skuadër
- Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës
- Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.