• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
SPAR

Shitëse Banaku/ Qerret Kavajë

SPAR
Apliko
ShitjeKavajë6 ditë më parëFull Time

Shitëse banaku / Qerret

Departamenti: Departamenti Operacional
Vendodhja: Kavajë

Përshkrimi:
Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 95 markete, 5 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.

Përmbledhja e pozicionit:
Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është ofrimi i shërbimit me efikasitet dhe efiçense ndaj klientëve duke mirëmbajtur hapësirën që ka në përgjegjësi. Puna e përditshme e këtij pozicioni konsiston në sistemimin e produkteve në banak dhe shitjen e tyre në të gjithë hapësirën promocionale që i përket departamentit.

Detyrat

  • Njohja shumë e mirë e produkteve dhe e funksionit të tyre, magazinës së sektorit të tij/saj dhe e gjithë dyqanit në tërësi
  • Mbajtja pastër dhe e rregullt e banakëve dhe magazinës
  • Kontrolli i produkteve para se të ekspozohen duke u siguruar se etiketat, barkodet, çmimet, etj. janë brenda standardeve të shitje
  • Mbajtja e datave të skadencës të sektorit përkatës
  • Prezentimi i produkteve specifike duke i mirëmbajtur testerat
  • Marrja pjesë në inventaret e sektorit
  • Zotërimi i njohurive të gjëra për stokun aktual të sektorit përkatës
  • Mirësjellja dhe komunikimi i duhur me klientët dhe kolegët

Kualifikimet

  • Edukimi: Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme
  • Eksperiencat e punës: Preferohet të ketë eksperiencë të ngjashme pune
  • Aftësi të tjera:
    • Aftësi për të punuar në skuadër
    • Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës
    • Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune

Dokumentet e kërkuara

  • CV