• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
SPAR

Përgatitës Malli (Picker)

SPAR
Apliko
Transport & LogjistikeTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Rrjeti i marketeve dhe hipermarketeve SPAR e ka zanafillën në një dyqan në Holandë në vitin 1932 dhe sot është i shtrirë me mbi 13,300 njësi në 48 shtete të botës. Që prej 20 Qershor 2016, SPAR Albania operon edhe në Shqipëri, duke ofruar cilësi, risi dhe një përzgjedhje prej 40.000 produktesh që kanë sjellë një standard të ri në tregun vendas. Me 101 markete dhe 5 hipermarkete, SPAR pozicionohet ndër emrat kryesorë të këtij sektori.

Pozita është Përgatitës malli (Picker) në departamentin e Logjistikë, me vendndodhje në Tiranë.

Detyrat

Detyrat themelore dhe synimi i rolit:

Ky pozicion ka për qëllim përzgjedhjen dhe përgatitjen e mallrave me saktësi sipas porosive, në mënyrë që kërkesat e përditshme të realizohen shpejt dhe me efikasitet.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Të bëjë përgatitjen e mallrave sipas procedurave të përcaktuara dhe rrugëve të picking-ut.
  • Të përgatisë artikujt duke respektuar specifikat përkatëse të secilit produkt.
  • Të kryejë të gjitha veprimet përmes Terminalit, me qëllim garantimin e saktësisë në picking.
  • Të kujdeset për ruajtjen dhe përdorimin e duhur të RF Terminalit.
  • Të mbajë përgjegjësi për saktësinë e përgatitjes së mallrave sipas llojit dhe sasisë së kërkuar.
  • Të raportojë çdo rast kur gjatë picking-ut ndesh pako të hapura.
  • Të përdorë vetëm materiale paketimi, si pako dhe paleta, që janë në gjendje të mirë dhe jo të dëmtuara.
  • T'i trajtojë mallrat me kujdes dhe përgjegjësi gjatë gjithë procesit të punës.
  • Të ruajë produktivitet gjatë orarit të punës dhe të arrijë normën sipas standardeve të përcaktuara.
  • Të kryejë edhe detyra të tjera që i caktohen nga Mbikëqyrësi.

Kualifikimet

Kërkesat:

  • Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
  • Përvoja e punës: Përvoja e mëparshme në magazinim ose në përzgjedhjen e porosive konsiderohet përparësi.

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë njohuri kompjuterike në paketën Microsoft Office.
  • Të zotërojë përdorimin bazë të pajisjeve skanuese ose të listave të porosive.

Aftësi të tjera:

  • Të ketë kujdes ndaj detajeve, saktësi dhe integritet.
  • Të jetë i aftë të punojë në një mjedis dinamik dhe në ekip.
  • Të mund të punojë në ekip dhe nën mbikëqyrje.

Dokumentet e kërkuara

  • CV
  • Letër motivimi