• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
SPAR

Përgatitës Malli (Picker)

SPAR
Apliko
Transport & LogjistikeTiranë6 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

Rrjeti i marketeve dhe hipermarketeve SPAR e ka nisur veprimtarinë e tij në një market holandez në vitin 1932 dhe sot shtrihet në më shumë se 13,300 markete në 48 shtete të botës. Që prej 20 Qershor 2016, SPAR Albania operon edhe në Shqipëri, duke ofruar cilësi, risi dhe një gamë prej 40.000 produktesh që kanë sjellë një standard të ri në tregun vendas. Me 98 markete dhe 5 hipera, SPAR pozicionohet ndër emrat kryesorë në këtë kategori.

Pozita e hapur është Përgatitës malli (Picker) në departamentin Logjistikë, me vendndodhje në Tiranë.

Detyrat

Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:

Ky rol ka si synim përzgjedhjen dhe përgatitjen e saktë të mallrave sipas porosive, në mënyrë që kërkesat e përditshme të realizohen shpejt dhe me efikasitet.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatit mallrat sipas procedurave të përcaktuara dhe në përputhje me picking routes.
  • Bën përgatitjen e artikujve duke respektuar karakteristikat dhe specifikat e tyre.
  • Kryen të gjitha veprimet me Terminal për të garantuar saktësinë e pickingut.
  • Mban përgjegjësi për ruajtjen dhe përdorimin e duhur të RF Terminalit.
  • Siguron saktësinë e përgatitjes së mallrave sipas llojit dhe sasisë së kërkuar.
  • Gjatë procesit të pickingut, raporton çdo rast kur has pako të hapura.
  • Gjatë përgatitjes së mallrave, përdor vetëm paketime si pako dhe paleta që janë në gjendje të mirë dhe jo të dëmtuara.
  • Trajton mallrat me kujdes dhe përgjegjshmëri gjatë gjithë procesit të punës.
  • Gjatë orarit të punës, ruan produktivitetin dhe përmbush normat sipas standardeve të përcaktuara.
  • Kryen edhe detyra të tjera që i caktohen nga Mbikqyrësi.

Kualifikimet

Kërkesat:

a. Edukimi:
Duhet të ketë përfunduar arsimin e mesëm.

b. Eksperiencat e punës:
Përvoja e mëparshme në magazinim ose në përzgjedhje porosish konsiderohet përparësi.

c. Kualifikime të tjera:

  • Të ketë njohuri kompjuterike në paketën Microsoft Office.
  • Të dijë përdorimin bazë të pajisjeve skanuese ose të listave të porosive.

d. Aftësi të tjera:

  • Të ketë vëmendje ndaj detajeve, saktësi dhe integritet.
  • Të jetë në gjendje të punojë në një ambient dinamik dhe në ekip.
  • Të ketë aftësi për të punuar në ekip dhe nën mbikëqyrje.

Dokumentet e kërkuara

  • CV
  • Letër motivimi