Përgatitës malli (Picker)
Përshkrimi:
Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hipermarketave SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete në mbi 48 vende. Nga 20 Qershori 2016, SPAR Albania është prezent në Shqipëri duke sjellë cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh. Me 98 markete dhe 5 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.
Departamenti: Logjistikë
Vendodhja: Tiranë
Detyrat
- Përgatitjen e mallrave në përputhje me procedurat e caktuara dhe sipas picking routes.
- Përgatitja e mallrave sipas specifikave të tyre.
- Kryerjen e të gjitha funksioneve në Terminal, për shkak të saktësisë së pikingut.
- Përgjegjës për ruajtjen dhe shfrytëzueshmërinë adekuate të Terminalit.
- Përgjegjës për saktësinë e përgatitjes (pikingut) të mallrave sipas llojit dhe sasisë kërkuar.
- Gjatë përgatitjes (pickingut) të deklarojë nëse has në ndonjë pako të hapur.
- Gjatë përgatitjes (pikingut) të përdorë paketime (pako, paleta) në gjendje të mirë dhe jo të dëmtuara.
- Të trajtojë mallrat në mënyrë të ndërgjegjshme gjatë punës.
- Të jetë produktiv dhe të përmbushë normën sipas standardeve të definuara.
Kualifikimet
Kërkesat:
- Edukimi: Të ketë kryer studimet e mesme.
- Eksperiencat e punës: Eksperiencë e mëparshme në punë magazinimi ose përzgjedhje porosish (e preferueshme).
Kualifikime të tjera:
- Të zotërojë aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office.
- Përdorim bazë i pajisjeve skanuese ose listave të porosive.
Aftësi të tjera:
- Vëmendje ndaj detajeve, saktësi dhe integritet.
- Aftësi për të punuar në ambient dinamik dhe në ekip.
- Aftësi për të punuar nën mbikëqyrje.
Dokumentet e kërkuara
Shënime
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.