Pozicioni: Përgatitës malli (Picker)
Departamenti: Logjistikë
Vendodhja: Tiranë
Përshkrimi:
Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. SPAR Albania është prezent në Shqipëri që nga 20 Qershori 2016 duke sjellë cilësi dhe risi me një gamë të gjerë produktesh. Qëllimi i pozicionit është të përzgjedhë dhe përgatisë me saktësi mallrat sipas porosive, duke ndihmuar në përmbushjen efikase dhe të shpejtë të kërkesave ditore.
Detyrat:
- Përgatitjen e mallrave në përputhje me procedurat e caktuara dhe sipas picking routes.
- Përgatitja e mallrave sipas specifikave të tyre.
- Kryerjen e të gjitha funksioneve në Terminal, për shkak të saktësisë së pikingut.
- Përgjegjës për ruajtjen dhe shfrytëzueshmërinë adekuate të Terminalit.
- Përgjegjës për saktësinë e përgatitjes (pikingut) të mallrave sipas llojit dhe sasisë kërkuar.
- Deklarimin e çdo pakete të hapur gjatë përgatitjes (pickingut).
- Përdorimin e paketimeve (pako, paleta) në gjendje të mirë, pa dëmtime.
- Trajtimin e mallrave në mënyrë të ndërgjegjshme gjatë punës.
- Të jetë produktiv gjatë orarit të punës dhe të përmbushë normat sipas standardeve të definuara.
Kualifikimet:
- Edukimi: Të ketë kryer studimet e mesme.
- Eksperiencat e punës: Eksperiencë e mëparshme në punë magazinimi ose përzgjedhje porosish (e preferueshme).
Kualifikime të tjera:
- Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office.
- Përdorim bazik i pajisjeve skanuese ose listave të porosive.
Aftësi të tjera:
- Vëmendje ndaj detajeve, saktësi dhe integritet.
- Aftësi për të punuar në ambient dinamik dhe në ekip.
- Aftësi për të punuar nën mbikëqyrje.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.