Përshkrimi
Rrjeti i marketeve dhe hipermarketeve SPAR e ka zanafillën në një supermarket hollandez në vitin 1932 dhe sot shtrihet në më shumë se 13,300 pika shitjeje në 48 shtete të botës. Që prej 20 Qershor 2016, SPAR Albania operon edhe në Shqipëri, duke ofruar cilësi, risi dhe një përzgjedhje të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat kanë sjellë një standard të ri në tregun vendas. Me 101 markete dhe 5 hipermarkete, SPAR pozicionohet ndër kompanitë udhëheqëse në këtë kategori.
Pozicioni i hapur është Operator Faturash në Qerret, Kavajë, pranë departamentit të Financës. Vendi i punës ndodhet në Qerret, Kavajë.
Detyrat
Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:
Ky rol mban përgjegjësi për administrimin e përditshëm të detyrave të punës në përputhje me politikat e kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Hedh blerjet në sistemin informativ.
- Verifikon kostot e produkteve, në mënyrë që vlera e faturuar të përputhet me kostot përkatëse.
- Bën rakordimin me magazinën ose dyqanin për gjendjen e mallrave të blera.
- Njofton dhe bashkëpunon me dyqanin ose magazinën lidhur me blerjet e reja.
- Kontrollon hyrjet dhe daljet mes dyqanit dhe magazinës.
- Regjistron importet.
- Hedh credit note të furnitorëve.
- Rakordon me furnitorët ditarët e blerjeve dhe pagesat.
Kualifikimet
Kërkesat:
- Edukimi: Kërkohet arsim i lartë në profil Ekonomik.
- Eksperiencat e punës: Përbën avantazh të ketë përvojë të ngjashme pune.
- Kualifikime të tjera:
- Gjuhë e huaj e kërkuar: Anglisht.
- Duhet të ketë njohuri të mira mbi Finance5 dhe Excel.
- Aftësi të tjera:
- Të ketë aftësi për bashkëpunim në ekip.
- Të jetë sistematik/e dhe i/e organizuar.