• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
SPAR

Menaxher/e Marketi Tiranë

SPAR
Apliko
Biznes & MenaxhimTiranë2 javë më parëFull Time

Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 99 markete, 5 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.

Pozicioni: Menaxher/e Market Tiranë.
Departmenti: Operacional
Vendodhja: Tiranë.

Përmbledhja e Pozicionit: Të sigurojë nëpërmjet menaxhimit të kostove direkte përfitueshmëri pozitive të dyqanit. Është përgjegjës për mirëmbajtjen e dyqanit, cash-it, blerjet, shërbimin ndaj klientit, etj.

Detyrat

  • Të mbajë nën kontroll kostot direkte të dyqanit
  • Të supervizojë procesin e porositjes
  • Menaxhim i nivelit të stokut dhe marrja e vendimeve të rëndësishme për kontrollin e stokut
  • Të menaxhojë nëpërmjet sistemit FIFO vendosjen e produkteve në rafte
  • Të respektojë planogramat e caktuara nga Departamentet përkatëse
  • Prezantimi në kohë dhe në kushte sa më optimale të aktiviteteve promocionale
  • Përgjegjësia për cash-in dhe transaksioni i tij në bankë
  • Të motivojë, mbështesë dhe trajnojë stafin e dyqanit duke ofruar siguri teknike të mallrave dhe të njerëzve
  • Të mirëpresë shqetësimet, sugjerimet dhe ankesat e klientëve dhe t’i përcjellë në varësi të problemit tek departamentet përkatës
  • Të sigurojë kushte sa më të mira shitjeje për departamentet e freskëta
  • Kontrollon respektimin dhe aplikimin e standardeve të përcaktuara të higjienës në dyqan
  • Të bashkëpunojë me kolegët dhe klientët për të identifikuar dhe/ose zgjidhur çeshtjet urgjente

Kualifikimet

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare
Eksperiencat e punës: 3 vite pune në dyqan shitje me pakicë

Kualifikime të tjera:

  • Të zotërojë aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë marrë pjesë në trajnime në lidhje me menaxhimin, shitjen, etj

Aftësi të tjera:

  • Aftësi për të punuar në skuadër
  • Aftësi për të drejtuar, marrë vendime dhe planifikuar
  • Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë
  • Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në çdo situatë