• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
SPAR

Menaxher/e Marketi Tiranë

SPAR
Apliko
Biznes & MenaxhimTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Rrjeti i marketeve dhe hipermarketeve SPAR e ka nisur veprimtarinë në një dyqan hollandez në vitin 1932 dhe sot shtrihet në më shumë se 13,300 markete në 48 shtete të botës. Që prej 20 Qershor 2016, SPAR Albania operon edhe në Shqipëri, duke ofruar cilësi dhe risi përmes një game prej 40.000 produktesh, të cilat kanë sjellë një standard të ri në tregun vendas. Me 101 markete dhe 5 hipermarkete, SPAR pozicionohet ndër kompanitë udhëheqëse në kategorinë e vet.

Pozicioni: Menaxher/e Market Tiranë.
Departmenti: Operacional
Vendodhja: Tiranë.

Përmbledhja e Pozicionit: Ky rol synon të garantojë një përfitueshmëri pozitive të dyqanit përmes administrimit të kostove direkte. Pozita mban përgjegjësi për mirëmbajtjen e dyqanit, cash-in, blerjet, shërbimin ndaj klientit dhe procese të tjera të ngjashme.

Detyrat

  • Të mbikëqyrë dhe kontrollojë kostot direkte të dyqanit.
  • Të ndjekë dhe të mbikëqyrë procesin e porosive.
  • Të administrojë nivelin e stokut dhe të marrë vendime të rëndësishme për kontrollin e tij.
  • Të organizojë vendosjen e produkteve në rafte sipas sistemit FIFO.
  • Të zbatojë planogramat e përcaktuara nga departamentet përkatëse.
  • Të sigurojë që aktivitetet promocionale të prezantohen në kohë dhe në kushte sa më të përshtatshme.
  • Të mbajë përgjegjësi për cash-in dhe për kryerjen e transaksioneve të tij në bankë.
  • Të motivojë, mbështesë dhe trajnojë stafin e dyqanit, duke garantuar siguri teknike për mallrat dhe për njerëzit.
  • Të mirëpresë shqetësimet, sugjerimet dhe ankesat e klientëve dhe, sipas natyrës së problemit, t’i përcjellë te departamentet përkatëse.
  • Të krijojë kushtet më të mira të mundshme të shitjes për departamentet e freskëta.
  • Të kontrollojë zbatimin dhe respektimin e standardeve të vendosura të higjienës në dyqan.
  • Të bashkëpunojë me kolegët dhe klientët për të identifikuar dhe/ose zgjidhur çështjet urgjente.

Kualifikimet

  • Edukimi: Të ketë diplomë universitare.
  • Eksperiencat e punës: 3 vite përvojë pune në dyqan shitje me pakicë.

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë aftësi në përdorimin e paketës Microsoft Office.
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë ndjekur trajnime që lidhen me menaxhimin, shitjen dhe fusha të ngjashme.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi për punë në ekip.
  • Aftësi drejtuese, vendimmarrjeje dhe planifikimi.
  • Aftësi komunikimi me partnerë dhe klientë.
  • Aftësi për t’i ofruar klientit shërbim efikas në çdo situatë.