Pozicioni: Menaxher/e Departamenti (Qerret, Kavajë)
Vendodhja: Qerret, Kavajë
Përshkrimi:
- Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR është prezent në Shqipëri që nga 20 Qershori 2016, me një gamë të gjerë produktesh dhe një standard të ri për tregun.
- Menaxheri i Departamentit ka përgjegjësinë të menaxhojë punën operacionale, duke rritur efikasitetin dhe efiçencën e proceseve ditore sipas rregullave dhe politikave të kompanisë.
Detyrat:
- Përgjegjës për të ruajtur kushte shumë të mira të higjienës, për të siguruar kushte pune të sigurta në departament
- Asiston në zgjidhjen e problemeve të shërbimit të klientit dhe monitoron propozimet e marra për përmirësimin e shërbimit të klientëve
- Njeh në mënyrë të shkëlqyer procedurat në lidhje me implementimin e produkteve, proceset e shitjeve, pastërtisë dhe higjenës në departament
- Hedh të dhënat rregullisht në fletoren e humbjeve
- Kontrollon rregullisht temperaturën frigoriferike në dhomat frigoriferike
- Kontrollon rregullisht aktivitetet e kompetitorëve (çmimet, promocionet, produkte e reja) dhe i raporton ato tek Drejtuesi i Sektorit/Menaxheri i Hipermarketit
- Siguron që punonjësit të jenë të informuar dhe të njohin katalogun dhe aktivitetet promocionale për t9u informuar klientët në mënyrë korrekte dhe në kohë
- Kontrollon veshjen e uniformave dhe oraret e punonjësve; monitoron ndjekjen e procedurave të kompanisë për higjienën dhe sigurinë në punë (veshje e këpucëve të sigurisë, bajg, dorashka, uniforma etj.) nga punonjësit e departamentit
- Planifikon dhe organizon oraret e punës ditore/javore dhe mujore për punonjësit e departamentit
- Monitoron performancën e punonjësve të departamentit bashkë me Menaxheren e Burimeve Njerëzore, identifikon nevojat e trajnimeve, merr pjesë në vlerësimin e trajnimeve
- Përgjegjës për kushtet shumë të mira të produkteve në departament, punon drejtëpërdrejtë me Menaxherin e Pranimit të Mallrave dhe punonjësit e tij
- Monitoron ndjekjen e procedurave në lidhje me asortimentin vendor, produktet e markës Spar Albania (private label), stokun e produkteve në segmentin e çmimeve të lira
- Kupton rëndësinë e aktiviteteve sezonale dhe mënyrën se si ato ndikojnë në punën e departamentit
- Siguron rotacionin e duhur të produkteve dhe ndjek principin FIFO (First in, first out)
- Monitoron ndjekjen maksimale të standardeve higjienike (datat e skadencës, origjinën e produkteve, informacionin për klientët)
- Kontrollon porositë e produkteve për departamentin, kontrollon korrektësinë e etiketave të çmimeve, barkodeve dhe shenjave të ndryshme
- Përgjegjës për prezencën e çdo artikulli në departament
- Përgjegjës për vlerën fizike të stokut bashkë me pjesëtarët e tjerë të skuadrës së Hipermarketit
- Monitoron dhe analizon shitjet ditore të departamentit; monitoron implementimin e planeve të veprimit për koston e departamentit duke aplikuar ndryshime të nevojshme
- Monitoron sasinë e produkteve të dëmtuara dhe produkteve me data skadence të kaluara; krahason rregullisht rezultatet me kompetitorët (benchmarking) dhe propozon përmirësime në bashkëpunim me Drejtuesin e Sektorit dhe Menaxherin e Hipermarketit
- Përgatit raportet dhe jep informacion të nevojshëm te Drejtuesi i Sektorit/Menaxheri i Hipermarketit
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga Menaxheri i drejtëpërdrejtë
Kualifikimet:
- Edukimi: Diplomë Universitare
- Eksperiencat e punës: Eksperiencë pune të ngjashme (preferohet 2-3 vjet)
- Kualifikime të tjera:
- Njohuri të gjuhës Angleze
- Njohuri të mira të paketës kompjuterike
- Aftësi të tjera:
- Aftësi në menaxhim
- Aftësi në zgjidhjen e konflikteve
- Aftësi në organizim
- Të jetë i shoqërueshëm me kolegët dhe klientët
- Aftësi në menaxhimin e stresit
- I aftë të punojë në ekip
Dokumentet e kërkuara: