• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
SPAR

Menaxher/e Departamenti Qerret Kavajë

SPAR
Apliko
Biznes & MenaxhimKavajë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Rrjeti i marketeve dhe hipermarketeve SPAR e ka zanafillën në një dyqan hollandez në vitin 1932 dhe sot është i pranishëm me mbi 13,300 markete në 48 vende të botës. Që prej 20 Qershor 2016, SPAR Albania operon edhe në Shqipëri, duke ofruar cilësi dhe risi përmes një asortimenti prej 40.000 produktesh, që kanë sjellë një standard të ri në tregun vendas. Me 101 markete dhe 5 hipermarkete, SPAR pozicionohet ndër kompanitë udhëheqëse në kategorinë e vet.

Pozicioni: Menaxher/e Departamenti Qerret, Kavajë.
Vendodhja: Qerret, Kavajë.

Detyrat bazë dhe objektivi i rolit: Menaxheri i Departamentit mban përgjegjësi për drejtimin e proceseve operacionale, me synim rritjen e efektivitetit dhe eficiencës së punës së përditshme, në përputhje me rregullat dhe politikat e kompanisë.

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mban përgjegjësi për ruajtjen e standardeve shumë të mira të higjienës dhe për garantimin e kushteve të sigurta të punës në departament.
  • Ndihmon në adresimin e problematikave që lidhen me shërbimin ndaj klientit dhe ndjek sugjerimet e marra për përmirësimin e tij.
  • Zotëron në nivel shumë të mirë procedurat që lidhen me vendosjen e produkteve, proceset e shitjes, si edhe me pastërtinë dhe higjienën në departament.
  • Regjistron në mënyrë të vazhdueshme të dhënat në fletoren e humbjeve.
  • Verifikon rregullisht temperaturat frigoriferike në ambientet e ftohjes.
  • Vëzhgon vazhdimisht veprimtarinë e konkurrentëve, përfshirë çmimet, promocionet dhe produktet e reja, dhe ia raporton këto të dhëna Drejtuesit të Sektorit ose Menaxherit të Hipermarketit.
  • GarantON që stafi të jetë i informuar mirë për katalogun dhe aktivitetet e tjera promocionale, në mënyrë që klientët të marrin informacion të saktë dhe në kohë.
  • Kontrollon përdorimin e uniformave dhe respektimin e orareve nga punonjësit, si edhe mbikëqyr zbatimin e procedurave të kompanisë për higjienën dhe sigurinë në punë, përfshirë këpucët e sigurisë, baxhit, dorashkat dhe uniformën.
  • Organizon dhe planifikon oraret ditore, javore dhe mujore të stafit të departamentit.
  • Ndjek performancën e punonjësve së bashku me Menaxheren e Burimeve Njerëzore, identifikon nevojat për trajnim dhe merr pjesë në vlerësimin e trajnimeve.
  • Mban përgjegjësi për gjendjen shumë të mirë të produkteve në departament dhe bashkëpunon drejtpërdrejt me Menaxherin e Pranimit të Mallrave dhe ekipin e tij.
  • Mbikëqyr respektimin e procedurave që lidhen me asortimentin vendor, produktet e markës Spar Albania (private label) dhe stokun e artikujve në segmentin e çmimeve të lira.
  • Kupton qartë rëndësinë e aktiviteteve sezonale dhe ndikimin që ato kanë në punën e departamentit.
  • Siguron qarkullimin e duhur të produkteve duke zbatuar parimin FIFO (First in, first out).
  • Mbikëqyr zbatimin maksimal të standardeve higjienike, duke përfshirë datat e skadencës, origjinën e produkteve dhe informacionin për klientët.
  • Kontrollon porositë e departamentit dhe verifikon saktësinë e etiketave të çmimeve, barkodeve dhe shenjave të tjera identifikuese.
  • Është përgjegjës për praninë e çdo artikulli në departament.
  • Mban përgjegjësi për vlerën fizike të stokut së bashku me pjesëtarët e tjerë të skuadrës së Hipermarketit.
  • Analizon dhe ndjek shitjet ditore të departamentit, si edhe monitoron zbatimin e planeve të veprimit për koston, duke ndërmarrë ndryshimet e nevojshme.
  • Ndjek sasinë e produkteve të dëmtuara dhe atyre me afat skadence të kaluar, krahason rezultatet me konkurrentët në mënyrë të rregullt dhe propozon përmirësime në bashkëpunim me Drejtuesin e Sektorit dhe Menaxherin e Hipermarketit.
  • Harton raporte dhe i vë në dispozicion Drejtuesit të Sektorit ose Menaxherit të Hipermarketit informacionin e nevojshëm.
  • Kryen edhe detyra të tjera që i caktohen nga menaxheri i drejtpërdrejtë.

Kualifikimet

  • Edukimi: Kërkohet diplomë universitare.
  • Eksperiencat e punës: Preferohet përvojë e ngjashme pune prej 2-3 vjetësh.
  • Kualifikime të tjera:
  • Njohja e gjuhës Angleze kërkohet.
  • Kërkohen njohuri të mira të paketës kompjuterike.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi menaxheriale.
  • Aftësi për zgjidhjen e konflikteve.
  • Aftësi organizative.
  • Të jetë i komunikueshëm me kolegët dhe klientët.
  • Aftësi për menaxhimin e stresit.
  • I aftë për të punuar në ekip.