• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
SPAR

Menaxher/e Departamenti Qerret Kavajë

SPAR
Apliko
Biznes & MenaxhimKavajë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Rrjeti i marketeve dhe hipermarketeve SPAR e ka nisur veprimtarinë në një market holandez në vitin 1932 dhe sot është i pranishëm me mbi 13,300 markete në 48 vende të botës. Që nga 20 Qershor 2016, SPAR Albania operon edhe në Shqipëri, duke ofruar cilësi dhe risi përmes një asortimenti prej 40.000 produktesh, që kanë sjellë një standard të ri në tregun vendas. Me 101 markete dhe 5 hipermarkete, SPAR bën pjesë ndër kompanitë udhëheqëse në këtë kategori.

Pozicioni i shpallur është Menaxher/e Departamenti me vendndodhje në Qerret, Kavajë.

Qëllimi kryesor i kësaj pozite është drejtimi i të gjithë aktivitetit operacional të departamentit, me synim rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e proceseve të përditshme në përputhje me rregullat dhe politikat e kompanisë.

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore:

  • Kujdeset për ruajtjen e standardeve shumë të mira të higjienës dhe garanton kushte të sigurta pune në departament.
  • Ndihmon në trajtimin e çështjeve që lidhen me shërbimin ndaj klientit dhe ndjek sugjerimet e marra për përmirësimin e këtij shërbimi.
  • Zotëron në nivel shumë të mirë procedurat që lidhen me vendosjen e produkteve, proceset e shitjes, si edhe rregullat e pastërtisë dhe higjienës në departament.
  • Regjistron rregullisht të dhënat në fletoren e humbjeve.
  • Verifikon në mënyrë periodike temperaturat në ambientet frigoriferike.
  • Mbikëqyr vazhdimisht aktivitetin e konkurrentëve, përfshirë çmimet, promocionet dhe produktet e reja, dhe ia raporton këto të dhëna Drejtuesit të Sektorit ose Menaxherit të Hipermarketit.
  • Siguron që stafi të jetë i informuar mirë për katalogun dhe për aktivitetet promocionale, në mënyrë që klientët të marrin informacion të saktë dhe në kohë.
  • Kontrollon përdorimin e uniformave dhe respektimin e orareve nga punonjësit, si edhe ndjekjen e procedurave të kompanisë për higjienën dhe sigurinë në punë, përfshirë veshjet, këpucët e sigurisë, baxhit, dorashkat dhe uniformën.
  • Organizon dhe planifikon oraret ditore, javore dhe mujore të punës për ekipin e departamentit.
  • Ndjek performancën e punonjësve së bashku me Menaxheren e Burimeve Njerëzore, përcakton nevojat për trajnim dhe merr pjesë në vlerësimin e trajnimeve.
  • Mban përgjegjësi për gjendjen shumë të mirë të produkteve në departament dhe bashkëpunon drejtpërdrejt me Menaxherin e Pranimit të Mallrave dhe ekipin e tij.
  • Mbikëqyr zbatimin e procedurave që lidhen me asortimentin vendor, produktet e markës Spar Albania (private label) dhe stokun e produkteve në segmentin e çmimeve të lira.
  • Kupton qartë rëndësinë e aktiviteteve sezonale dhe ndikimin që ato kanë në punën e departamentit.
  • Garanton rotacionin e duhur të produkteve duke zbatuar parimin FIFO (First in, first out).
  • Mbikëqyr zbatimin maksimal të standardeve higjienike, duke përfshirë datat e skadencës, origjinën e produkteve dhe informacionin për klientët.
  • Kontrollon porositë e departamentit dhe verifikon saktësinë e etiketave të çmimeve, barkodeve dhe shenjave të ndryshme.
  • Është përgjegjës për praninë e çdo artikulli në departament.
  • Mban përgjegjësi për vlerën fizike të stokut së bashku me anëtarët e tjerë të skuadrës së Hipermarketit.
  • Monitoron dhe analizon shitjet ditore të departamentit, si edhe ndjek zbatimin e planeve të veprimit për koston e departamentit duke bërë ndryshimet e nevojshme.
  • Ndjek sasinë e produkteve të dëmtuara dhe të atyre me afat skadence të tejkaluar; krahason rregullisht rezultatet me konkurrentët (benchmarking) dhe propozon përmirësime në bashkëpunim me Drejtuesin e Sektorit dhe Menaxherin e Hipermarketit.
  • Harton raporte dhe siguron informacionin e nevojshëm për Drejtuesin e Sektorit ose Menaxherin e Hipermarketit.
  • Kryen edhe detyra të tjera që i caktohen nga menaxheri i drejtpërdrejtë.

Kualifikimet

Kërkesat:

  • Edukimi: Diplomë Universitare.
  • Eksperiencat e punës: Përvojë e ngjashme pune, preferohen 2-3 vjet.

Kualifikime të tjera:

  • Njohuri të gjuhës Angleze.
  • Njohuri të mira të paketës kompjuterike.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi menaxheriale.
  • Aftësi për zgjidhjen e konflikteve.
  • Aftësi organizative.
  • Të jetë i komunikueshëm me kolegët dhe klientët.
  • Aftësi për menaxhimin e stresit.
  • I aftë për të punuar në ekip.