• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
SPAR

Magazinier/e Sarandë

SPAR
Apliko
Transport & LogjistikeSarandë6 ditë më parëFull Time

Magazinier/e — Sarandë

Përshkrimi:

  • Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR ka prezencë ndërkombëtare dhe ofron një gamë të gjerë produktesh. Ky pozicion ka për qëllim kontrollin dhe menaxhimin e procesit të marrjes në dorëzim të mallrave dhe dokumentacionit shoqërues sipas procedurave dhe standardeve të kompanisë.

Departamenti: Operacional
Vendodhja: Sarandë

Detyrat:

  • Kontrollon mallrat e marra në dorëzim dhe sigurohet që ato përmbushin standardet e cilësisë dhe kanë pamje të shkëlqyer për tu nxjerrë në shitje.
  • Verifikon dhe identifikon diferencat mes sasisë së marrë në dorëzim dhe sasisë së porositur.
  • Organizon kontrollin e furnizimeve.
  • Kontrollon shpërndarjen dhe dokumentimin e porosive dhe mban shënimet e nevojshme në librin e porosive.
  • Kontrollon aksesin në ambientin e magazinës.
  • Përgatit dhe dërgon mallrat në magazinën qendrore.
  • Përgatit dhe rifreskon tabelën e mallrave të disponueshme në magazinë.
  • Kontrollon kthimin e porosive tek furnitorët.
  • Kontrollon magazinimin e paletave dhe pakove në ambientet e magazinës.
  • Kontrollon mbajtjen pastër të ambientit dhe monitoron temperaturën në magazinë.
  • Sigurohet për mbarëvajtjen e punës në departament sipas rregullave dhe manualeve të sigurisë.
  • Monitoron procesin e punës në përputhje me standardet HACCP gjatë marrjes në dorëzim të mallrave.

Kualifikimet:

  • Edukimi: Të ketë kryer studimet e mesme.
  • Eksperiencat e punës: Preferohet të ketë përvojë pune të ngjashme.

Kualifikime të tjera:

  • Të zotërojë aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi për të punuar në skuadër.
  • Aftësi për të komunikuar me furnitorët.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Shënime:

  • Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.