• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
SPAR

Magazinier/e Sarandë

SPAR
Apliko
Transport & LogjistikeSarandë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Rrjeti i marketeve dhe hipermarketeve SPAR e ka zanafillën në një dyqan hollandez në vitin 1932 dhe sot shtrihet në më shumë se 13,300 markete në 48 vende të botës. Që prej 20 Qershor 2016, SPAR Albania operon edhe në Shqipëri, duke ofruar cilësi dhe risi përmes një asortimenti prej 40.000 produktesh, çka ka sjellë një standard të ri në tregun vendas. Me 101 markete dhe 5 hipera, SPAR pozicionohet ndër kompanitë udhëheqëse në këtë kategori.

Pozita e hapur është Magazinier/e në Sarandë, në Departamentin Operacional.

Detyrat

Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit

Roli ka për synim mbikëqyrjen e procesit të pranimit të produkteve dhe të faturave shoqëruese, në përputhje me procedurat dhe standardet e kompanisë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Verifikon mallrat e pranuara dhe sigurohet që ato i plotësojnë standardet e cilësisë dhe paraqiten në gjendje shumë të mirë për shitje.
  • Kontrollon dhe evidenton mospërputhjet ndërmjet sasisë së dorëzuar dhe asaj të porositur.
  • Organizon procesin e kontrollit të furnizimeve.
  • Mbikëqyr shpërndarjen dhe dokumentimin e porosive, si edhe ruan shënimet përkatëse në librin e porosive.
  • Mbikëqyr hyrjen dhe daljen në ambientin e magazinës.
  • Përgatit mallrat dhe i nis ato drejt magazinës qendrore.
  • Përditëson dhe mirëmban tabelën e produkteve që ndodhen në magazinë.
  • Mbikëqyr kthimin e porosive te furnitorët.
  • Kontrollon sistemimin e paletave dhe pakove në hapësirat e magazinimit.
  • Kujdeset për pastërtinë e ambientit dhe ndjek temperaturën në magazinë.
  • Siguron ecurinë normale të punës në departament duke respektuar rregullat dhe manualet e sigurisë.
  • Ndjek zhvillimin e procesit të punës sipas standardeve të HACCP-së gjatë pranimit të mallrave.

Kualifikimet

  • Edukimi: Kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm.
  • Eksperiencat e punës: Përbën avantazh përvoja në një pozicion të ngjashëm.

Kualifikime të tjera:

  • Kërkohet njohje e paketës Microsoft Office.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi për të punuar në ekip.
  • Aftësi komunikimi me furnitorët.