Magazinier/e Qerret Kavajë
Kompania: SPAR
Departamenti: Operacional
Vendodhja: Tiranë, Komuna Parisit
Përshkrimi:
- Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. SPAR Albania është prezent në Shqipëri që nga 20 Qershori 2016 duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe standarde të larta cilësore.
- Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit: Të kontrollojë procesin e marrjes në dorëzim të produkteve dhe faturave shoqëruese sipas procedurave dhe standardeve të kompanisë.
Detyrat:
- Kontrollon mallrat e marra në dorëzim dhe sigurohet që ato përmbushin standardet e cilësisë dhe kanë pamje të shkëlqyer për tu nxjerrë në shitje
- Verifikon dhe identifikon diferencat mes sasisë së marrë në dorëzim dhe sasisë së porositur
- Organizon kontrollin e furnizimeve
- Kontrollon shpërndarjen dhe dokumentimin e porosive. Mban shënimet e nevojshme në librin e porosive
- Kontrollon aksesin në ambjentin e magazinës
- Përgatit dhe dërgon mallrat në magazinën qendrore
- Përgatit dhe rifreskon tabelën e mallrave të disponueshme në magazinë
- Kontrollon kthimin e porosive tek furnitorët
- Kontrollon magazinimin e paletave dhe pakove në ambjentet e magazinës
- Kontrollon mbajtjen pastër të ambjentit, monitoron temperaturën në magazinë
- Sigurohet për mbarëvajtjen e punës në departament sipas rregullave dhe manualeve të sigurisë
- Monitoron procesin e punës në përputhje me standartet HACCP-së gjatë marrjes në dorëzim të mallrave
Kualifikimet:
- Edukimi: Të ketë kryer studimet e mesme
- Eksperiencat e punës: Preferohet të ketë eksperiencë pune të ngjashme
- Kualifikime të tjera:
- Të zotërojë aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office
- Aftësi të tjera:
- Aftësi për të punuar në skuadër
- Aftësi për të komunikuar me furnitorët
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 të Republikës së Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.