Përshkrimi
Rrjeti i marketeve dhe hipermarketeve SPAR e nisi veprimtarinë e tij në një supermarket në Holandë në vitin 1932 dhe sot është i pranishëm me më shumë se 13,300 njësi në 48 vende të botës. Që prej 20 Qershor 2016, SPAR Albania operon edhe në Shqipëri, duke sjellë cilësi, risi dhe një gamë prej 40.000 produktesh që vendosin një standard të ri në tregun vendas. Me 101 markete dhe 5 hipera, SPAR pozicionohet mes kompanive udhëheqëse në këtë kategori.
Pozita e hapur është Kasier/e & Sistemues në departamentin Operacional, me vendndodhje në Tiranë.
Përmbledhja e Pozicionit:
Kjo detyrë pune përfshin administrimin e përditshëm të sektorit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë. Synimi kryesor i rolit është ofrimi i një shërbimi efikas dhe cilësor për klientët, duke mbajtur në rregull hapësirën që mbulohet nga kjo përgjegjësi.
Detyrat
- Pret klientët dhe komunikon me ta në mënyrë profesionale dhe etike.
- Kujdeset që çdo produkt të skanohet saktë.
- Verifikon secilin artikull që kalon në kasë.
- Informon klientët për çmimet dhe kryen të gjitha format e pagesës sipas procedurave standarde dhe kërkesave të tyre.
- Menaxhon gjendjen e parave në kasë.
- U jep orientim dhe mbështetje konsumatorëve për gjetjen e produkteve të veçanta, duke i njoftuar edhe për ofertat më të fundit.
- Mban ambientin e punës të sistemuar dhe të pajisur me materialet e nevojshme për punën e përditshme.
Kualifikimet
Kërkesat:
- Edukimi: Arsim i mesëm ose i lartë.
- Përvoja në punë: Eksperiencë në një pozicion të ngjashëm.
Kualifikime të tjera:
- Të ketë njohuri të mira kompjuterike në paketën Microsoft Office.
- Njohja e mirë e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
Aftësi të tjera:
- Aftësi për të punuar në grup.
- Aftësi për të përdorur të gjitha pajisjet e nevojshme për realizimin e punës.
- Aftësi komunikimi me partnerë dhe klientë.
- Aftësi për t'i ofruar klientit shërbim efikas në situata të ndryshme pune.