• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
SPAR

Kasier/e & Sistemues pranë Selvisë

SPAR
Apliko
Sherbim ndaj KlientitTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Rrjeti i marketeve dhe hipermarketeve SPAR e ka nisur aktivitetin në vitin 1932 në një dyqan në Holandë dhe sot shtrihet me mbi 13,300 markete në 48 shtete të botës. Që prej 20 Qershor 2016, SPAR Albania ushtron veprimtarinë edhe në Shqipëri, duke sjellë cilësi dhe risi përmes një game prej 40.000 produktesh, të cilat kanë vendosur një standard të ri në tregun vendas. Me 101 markete dhe 5 hipermarkete, SPAR pozicionohet mes kompanive udhëheqëse në këtë kategori.

Pozicioni: Kasier/e & Sistemues pranë Selvisë
Vendodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Veprimtaria e përditshme në këtë rol lidhet me administrimin e sektorit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë.
Objektivi kryesor i këtij pozicioni është ofrimi i një shërbimi efikas dhe efiçent për klientët, duke mbajtur në rregull hapësirën nën përgjegjësi.

Detyrat

  • Pret klientët dhe bashkëbisedon me ta duke ruajtur etikë të lartë profesionale.
  • Garantoi që çdo produkt të skanohet saktë.
  • Verifikon secilin produkt që kalon në kasë.
  • I komunikon klientëve çmimet dhe realizon të gjitha format e pagesës sipas procedurave standarde dhe kërkesës së tyre.
  • Mbikëqyr gjendjen e cash-it në arkë.
  • U jep drejtim dhe asistencë konsumatorëve për gjetjen e produkteve të caktuara, si edhe i njofton për ofertat më të fundit.
  • Mban të sistemuar ambientin e punës dhe siguron furnizimet e nevojshme për vijimin e aktivitetit.

Kualifikimet

  • Arsimi: kërkohet arsim i mesëm ose i lartë.
  • Përvoja në punë: nevojitet eksperiencë e mëparshme në një rol të ngjashëm.

Kualifikime të tjera:

  • Duhet të ketë njohuri të mira kompjuterike në paketën Microsoft Office.
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet avantazh.

Aftësi të tjera:

  • Të jetë i/e aftë të punojë në ekip.
  • Të dijë të përdorë të gjitha pajisjet që kërkohen për realizimin e detyrave.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi me partnerë dhe klientë.
  • Të ofrojë shërbim efikas ndaj klientit në situata të ndryshme pune.