Jurist
Përshkrimi:
Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR operon në shumë vende dhe prej vitit 2016 është prezent në Shqipëri. Pozicioni mbështet kompaninë në çdo çështje ligjore të ngritur, harton dokumentet ligjore të nevojshme dhe ofron opinione ligjore sipas kërkesës së kompanisë.
Vendndodhja: Zyra Qëndrore, Tiranë
Detyrat:
- Ndjek aplikimet online të procedurave të ndryshme të shoqërisë të tilla si markat, patentat, licencat, pasqyrimet e vendimeve të asamblesë, ndryshimet në statutin e shoqërisë apo kompetencat e administratorit si dhe ndryshime të tjera. Përdorimin e e-albania konfidencial
- Zgjidhja e problematikave që lindin përgjatë dakordësisë së kontratave të qirasë
- Kontratat e kalimit të të drejtave dhe detyrimeve në raste specifike
- Kontratat kur bëhet çelja e trashëgimisë dhe ndryshimi i palëve apo ndryshime që kërkojnë procedura të tjera rishikimi
- Interpretime ligjore rast pas rasti
- Compliance për cdo rast kur ekziston mundësia e mospërputhjes së procedurave të brendshme të kompanisë me vetë ligjin në fuqi dhe ndryshimet që ky i fundit mund të pësojë
- Ndjekja e auditimit dhe cdo kërkese DPO përsa i përket mbrojtjes së të dhënave personale
- Problematikat me punëmarrësit, kontratat e punës, largimet e punonjësve për cështje delicate (procedura që ndiqet), moszbatimet në praktikë dhe penalitetet që duhet të ekzekutohen, çështjet që prekin sistemin gjyqësor etj.
- Shkresa dalëse për projekte të rëndësishme Spar
Kualifikimet:
Edukimi:
- Diplomë Bachelor në Drejtësi, Drejtësi Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme
- Preferohet të ketë kryer studimet e larta Master
Eksperienca:
- Minimumi 2 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme
Kualifikime të tjera:
- Integritet dhe etikë e lartë profesionale
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze
Kompetenca personale:
- Njohuri shumë të mira të kuadrit ligjor
- Aftësi shumë të mira analitike, proaktive dhe të orientuara drejt rezultateve
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.