Brand Communication Coordinator
Departamenti: Marketing & PR
Vendndodhja: Head Office
Përshkrimi:
- Përcakton dhe përshtat imazhin e kompanisë duke planifikuar dhe zbatuar strategjinë e marketingut në përputhje me politikat dhe standardet e kompanisë.
Detyrat:
- Planifikon dhe zbaton strategjinë e marketingut, përfshirë publikitetin dhe PR; përcakton synimet në koordinim me standardet e kompanisë.
- Planifikon dhe menaxhon burimet e marketingut sipas buxhetit të parashikuar.
- Zgjedh dhe menaxhon marrëdhëniet me agjencitë e jashtme.
- Planifikon dhe menaxhon komunikimin e brendshëm lidhur me marketingun dhe është i informuar për orientimin, misionin, qëllimet dhe aktivitetet e korporatës.
- Komunikim i brendshëm me Departamentin Komercial dhe Operacional.
- Menaxhon në mënyrë efektive buxhetin e të gjitha materialeve të marketingut brenda zonave të shitjes.
- Përkujdeset për merchandising-un në të gjitha zonat e shitjes për të përmirësuar imazhin dhe për të mbështetur planin e marketingut.
- Gjeneron të ardhura nga hapësirat promocionale në të gjithë rrjetin Spar.
- Planifikon promovimet sipas orarit, kapaciteteve dhe buxhetit.
- Planifikon ngjarjet.
- Zhvillon aktivitete promocionale të ndryshme me furnizuesit dhe bën follow-up me Drejtorin e Marketingut; zhvillon tema promocionale dhe evente të ndryshme.
- Planifikon përmbajtjen e fushave të publikitetit dhe mbikëqyr produktet.
- Kryen kërkime tregu dhe mban njohuri mbi markën, publikitetin, imazhin, negociatat dhe kënaqësinë e klientit.
- Menaxhon agjencitë e jashtme ose furnizuesit, duke i shndërruar ata në burime efikase për kompani.
- Analizon dhe përgatit raporte lidhur me efektivitetin e fushatave publicitare.
Kualifikimet:
- Arsimimi:
- Diplomë universitare në Marketing konsiderohet avantazh.
- Përvoja:
- Të paktën 4 vjet përvojë profesionale; përparësi përvojë në fushën e shitjeve (Retail).
Kualifikime shtesë:
- Njohuri të mira të parimeve të marketingut dhe reklamimit.
- Aftësi në biznes dhe shitje; komunikim i shkëlqyer në telefon dhe direkt, në marrëdhëniet kontraktuale me palët e treta dhe me operatorët e tjerë.
- I aftë të arrijë sukses dhe të demonstrojë përvojë në menaxhimin e llogarive kryesore të klientëve dhe kontratave të rëndësishme.
- Komunikon mirë me të tjerët dhe punon mirë në ekip.
- Aftësi organizative dhe koordinuese.
Dokumentet e kërkuara:
Afati i aplikimit:
Shënime:
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen konfidencialisht sipas ligjit Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.