• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
SPAR

Asistent/e Menaxher/e i Dyqanit Sarandë

SPAR
Apliko
Biznes & MenaxhimSarandë6 ditë më parëFull Time

Asistent/e Menaxher/e i Dyqanit — Sarandë

Departamenti: Operacional
Vendodhja: Sarandë

Përshkrimi:

  • Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete në mbi 48 vende. SPAR Albania është prezent në Shqipëri që nga 20 Qershori 2016, me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh dhe rrjet prej marketesh dhe hipermarketesh.
  • Përmbledhja e Pozicionit: Asistent Menaxheri i Dyqanit mbështet dhe ndihmon Menaxherin e Dyqanit në organizimin e të gjithë punëve në dyqan sipas politikës së kompanisë; përgjegjësia kryesore është ndjekja e përditshme e punëve me qëllim drejtimin optimal të dyqanit.

Detyrat:

  • Mbështetje e Menaxherit të Dyqanit në zbatimin e punës komerciale dhe administrative në dyqan
  • Mbështetje e stafit në punën e tyre të përditshme
  • Menaxhim i punës në grup dhe motivim me qëllim që të shtohen shitjet dhe të sigurohet një eficencë e plotë
  • Menaxhim i nivelit të stokut dhe marrja e vendimeve të rëndësishme për kontrollin e tij
  • Analiza e shitjeve
  • Zgjidhja e problemeve të sigurisë në bashkëpunim me departamentin përkatës
  • Kontrolli periodik në datat e skadencës së produkteve në Dyqan dhe magazina
  • Kontroll i përditshëm mbi zonat e shitjes, diskutime rreth problemeve të ndryshme me kolegët dhe marrja e opinioneve nga klientët
  • Kujdesi ndaj klientëve dhe gjetja e zgjidhjes ndaj problemeve të tyre, sipas politikës së kompanisë
  • Organizimi i përditshëm i kasave dhe supervizimi i tyre

Kualifikimet:
Kërkesat:

  • Edukimi: Diplomë Universitare
  • Eksperiencat e punës: Eksperiencë pune të ngjashme (preferohet 2-3 vjet)

Kualifikime të tjera:

  • Njohuri të gjuhës Angleze
  • Njohuri të mira të paketës kompjuterike

Aftësi të tjera:

  • Aftësi në menaxhim
  • Aftësi në zgjidhjen e konflikteve
  • Aftësi në organizim
  • Të jetë i shoqërueshëm me kolegët dhe klientët
  • Aftësi në menaxhimin e stresit
  • I aftë të punojë në ekip

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Shënime:

  • Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.