• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
SPAR

Asistent/e Menaxher/e i Dyqanit Sarandë

SPAR
Apliko
Biznes & MenaxhimSarandë4 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

Rrjeti i marketeve dhe hipermarketeve SPAR e nisi veprimtarinë e tij në një supermarket në Hollandë në vitin 1932 dhe sot shtrihet në më shumë se 48 shtete me mbi 13,300 pika shitjeje. Që prej 20 Qershor 2016, SPAR Albania operon edhe në Shqipëri, duke ofruar cilësi, risi dhe një përzgjedhje prej 40.000 produktesh, çka ka sjellë një standard të ri në tregun vendas. Me 104 markete dhe 5 hipermarkete, SPAR pozicionohet mes emrave kryesorë të këtij sektori.

Pozicioni: Asistent/e Menaxher/e i Dyqanit Sarandë.

Departamenti: Operacional

Vendodhja: Sarandë

Përmbledhja e Pozicionit:

Asistent/e Menaxher/e i Dyqanit bashkëpunon ngushtë me Menaxherin e Dyqanit për organizimin e veprimtarisë së përditshme në përputhje me politikat e kompanisë. Roli i tij/saj përqendrohet në ndjekjen e vazhdueshme të proceseve ditore për të siguruar funksionimin sa më efikas të dyqanit.

Detyrat

Detyra dhe Përgjegjësi:

  • Ndihmon Menaxherin e Dyqanit në realizimin e proceseve komerciale dhe administrative brenda dyqanit.
  • Mbështet stafin në angazhimet e tyre të përditshme të punës.
  • Drejton punën në ekip dhe nxit motivimin, me synim rritjen e shitjeve dhe arritjen e efikasitetit të plotë.
  • Mbikëqyr nivelin e stokut dhe merr vendime të rëndësishme për kontrollin e tij.
  • Analizon ecurinë e shitjeve.
  • Bashkëpunon me departamentin përgjegjës për trajtimin e çështjeve që lidhen me sigurinë.
  • Kryen kontrolle të rregullta për afatet e skadencës së produkteve në dyqan dhe në magazinë.
  • Kontrollon çdo ditë zonat e shitjes, diskuton problematika të ndryshme me kolegët dhe mbledh mendime nga klientët.
  • Tregon kujdes ndaj klientëve dhe gjen zgjidhje për shqetësimet e tyre, në përputhje me politikat e kompanisë.
  • Organizon veprimtarinë e përditshme të arkave dhe mbikëqyr funksionimin e tyre.

Kualifikimet

Kërkesat:

  • Edukimi: Diplomë Universitare.
  • Përvoja në punë: Eksperiencë në një rol të ngjashëm, ku preferohen 2-3 vjet.

Kualifikime të tjera:

  • Njohuri të gjuhës Angleze.
  • Njohuri të mira të paketës kompjuterike.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi menaxheriale.
  • Aftësi për zgjidhjen e konflikteve.
  • Aftësi organizative.
  • Të ketë sjellje të mirë me kolegët dhe klientët.
  • Aftësi për menaxhimin e stresit.
  • I/e aftë për të punuar në ekip.