• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
SPAR

Asistent/e Menaxher/e i Dyqanit Sarandë

SPAR
Apliko
ShitjeSarandë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellë cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 98 markete, 5 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.

Pozicioni: Asistent/e Menaxher/e i Dyqanit — Sarandë
Departamenti: Operacional
Vendodhja: Sarandë
Përmbledhja e Pozicionit: Asistent Menaxheri i Dyqanit mbështet dhe ndihmon Menaxherin e Dyqanit në organizimin e të gjithë punëve në dyqan sipas politikës së kompanisë; përgjegjësia kryesore e tij është ndjekja e përditshme e punëve me qëllim drejtimin optimal të dyqanit.


Detyrat

Detyra dhe Përgjegjësi:

  • Mbështetje e Menaxherit të Dyqanit në zbatimin e punës komerciale dhe administrative në dyqan
  • Mbështetje e stafit në punën e tyre të përditshme
  • Menaxhim i punës në grup dhe motivim me qëllim që të shtohen shitjet dhe të sigurohet një eficencë e plotë
  • Menaxhim i nivelit të stokut dhe marrja e vendimeve të rëndësishme për kontrollin e tij
  • Analiza e shitjeve
  • Zgjidhja e problemeve të sigurisë në bashkëpunim me departamentin përkatës
  • Kontrolli periodik në datat e skadencës së produkteve në Dyqan dhe magazina
  • Kontrolli i përditshëm mbi zonat e shitjes, diskutime rreth problemeve të ndryshme me kolegët dhe marrja e opinioneve nga klientët
  • Kujdesi ndaj klientëve dhe gjetja e zgjidhjes ndaj problemeve të tyre, sipas politikës së kompanisë
  • Organizimi i përditshëm i kasave dhe supervizimi i tyre

Kualifikimet

Kërkesat:

  • Edukimi: Diplomë Universitare
  • Eksperiencat e punës: Eksperiencë pune të ngjashme (preferohet 2-3 vjet)

Kualifikime të tjera:

  • Njohuri të gjuhës Angleze
  • Njohuri të mira të paketës kompjuterike

Aftësi të tjera:

  • Aftësi në menaxhim
  • Aftësi në zgjidhjen e konflikteve
  • Aftësi në organizim
  • Të jetë i shoqërueshëm me kolegët dhe klientët
  • Aftësi në menaxhimin e stresit
  • I aftë të punojë në ekip

Dokumentet e kërkuara

  • CV

Shënime

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.