Përshkrimi
Rrjeti i marketeve dhe hipermarketeve SPAR e ka nisur aktivitetin e tij në një dyqan në Holandë në vitin 1932 dhe sot është i pranishëm me mbi 13,300 markete në 48 vende të botës. Që prej 20 Qershor 2016, SPAR Albania operon edhe në Shqipëri, duke ofruar cilësi, risi dhe një përzgjedhje prej 40.000 produktesh që sjellin një standard të ri në tregun vendas. Me 101 markete dhe 5 hipermarkete, SPAR pozicionohet ndër kompanitë udhëheqëse në këtë kategori.
Pozicioni: Asistent/e Menaxher/e i Dyqanit Sarandë.
Departamenti: Operacional
Vendodhja: Sarandë
Përmbledhja e Pozicionit:
Asistent Menaxheri i Dyqanit ndihmon Menaxherin e Dyqanit në organizimin e të gjitha proceseve të punës në dyqan, në përputhje me politikat e kompanisë. Përgjegjësia e tij kryesore është ndjekja e përditshme e operacioneve për të siguruar drejtimin sa më efikas të dyqanit.
Detyrat
- Ndihmon Menaxherin e Dyqanit në realizimin e proceseve komerciale dhe administrative të dyqanit.
- Mbështet stafin në angazhimet e tyre të përditshme.
- Drejton punën në ekip dhe nxit motivimin për të rritur shitjet dhe për të garantuar efikasitet të plotë.
- Mbikëqyr nivelin e stokut dhe merr vendime të rëndësishme për kontrollin e tij.
- Analizon ecurinë e shitjeve.
- Trajton çështjet e sigurisë në bashkëpunim me departamentin përgjegjës.
- Kryen kontroll periodik të afateve të skadencës së produkteve në dyqan dhe në magazinë.
- Mbikëqyr çdo ditë zonat e shitjes, diskuton problematika të ndryshme me kolegët dhe mbledh mendime nga klientët.
- Tregon kujdes ndaj klientëve dhe gjen zgjidhje për shqetësimet e tyre sipas politikave të kompanisë.
- Organizon në baza ditore kasat dhe mbikëqyr funksionimin e tyre.
Kualifikimet
- Arsimi: Diplomë Universitare.
- Përvoja e punës: Përvojë e ngjashme pune, preferohen 2-3 vjet.
Kualifikime të tjera:
- Njohuri të gjuhës Angleze.
- Njohuri të mira të paketës kompjuterike.
Aftësi të tjera:
- Aftësi menaxheriale.
- Aftësi për zgjidhjen e konflikteve.
- Aftësi organizative.
- Të ketë sjellje të përshtatshme me kolegët dhe klientët.
- Aftësi për menaxhimin e stresit.
- I aftë për të punuar në grup.