Ndertimtari & InxhinieriTiranë3 javë më parëFull Time
Përshkrimi:
Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete në 48 vende. Nga 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent në Shqipëri me një gamë prej 40.000 produktesh. Me 97 markete dhe 5 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.
Pozicioni: Arkitekt/e
Departamenti: Departamenti i Eksapansionit dhe Zhvillimit
Vendodhja: Zyra Qëndrore, Tiranë
Detyrat:
Konsultimi me profesionistë të tjerë në lidhje me hartimin e nje projekti
Përgatitja dhe prezantimi i raporteve të vizibilitetit dhe propozime të projektimit për mbikëqyrësit
Mbajtja brenda buxheteve financiare dhe afatet
Prodhimi i punimeve të detajuara, vizatimet, preventivave dhe specifikimet
Plotësime me detaje, rifinitura dhe ndryshime sipas rastit dhe ndjekja e zbatimit duke supervizuar dhe duke u kujdesur për zbatimin korrekt të projekteve dhe preventivave
Negocimi me kontraktorët dhe profesionistë të tjerë
Përgatitjen e aplikacioneve për planifikimin dhe departamentet e kontrollit të ndërtimit
Menaxhimi i projektit dhe koordinimi i punës së kontraktoreve
Kontrollimi i një projekti nga fillimi në fund; vizita të rregullta për të kontrolluar zhvillimet, duke siguruar që projekti të përfundojë në kohë dhe brenda buxhetit
Zgjidhja e problemeve dhe çështjeve që lindin gjatë ndërtimit
Sigurimi që ndikimi mjedisor i projektit është menaxhuar
Detyra të tjera të ngarkuara nga eprori referuar nevojave të departamentit
Eksperiencat e punës: Eksperiencë pune të ngjashme, preferohet mbi 3 vjet
Kualifikime të tjera:
Njohuri të shkëlqyera kompjuterike, të programit AutoCad, Sket up
Eksperiencë pune në një mjedis dinamik dhe të shpejtë me ekspozim të konsiderueshëm ndaj riskut
Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office
Aftësi të tjera:
Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese
Aftësi të shkëlqyera për planifikim dhe menaxhim të kohës
Fokus në detaje
Proaktiv, i motivuar dhe entuziast
Aftësi të mira negociuese dhe bashkëpunuese me furnitorët
Aftësi për menaxhimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme
Aftësi shumë të mira për të punuar në grup
Dokumentet e kërkuara:
CV
Shënime:
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.