Përshkrimi
Kërkohet një Barist me eksperiencë që do të merret me përgatitjen dhe servirjen e pijeve, duke ruajtur standard të lartë cilësie dhe një qasje profesionale në shërbim ndaj klientëve.
- Paga është 800 euro dhe puna zhvillohet në turnin II.
Detyrat
- Përgatit kafe dhe pije të ndryshme, si edhe i shërben ato për klientët.
- Mban nën kujdes rregullin dhe pastërtinë e banakut.
- Ofron komunikim të saktë dhe shërbim korrekt për klientët.
- Zbaton standardet e higjienës dhe të shërbimit gjatë punës.
Kualifikimet
- Kërkohet përvojë e mëparshme në rolin e baristit/es.
- Nevojiten aftësi të mira komunikimi.
- Kërkohet përgjegjshmëri dhe korrektësi në vendin e punës.
- Duhet të jetë i/e aftë të punojë në ekip.