Kompania: Smash Burger Co
Përshkrim i shkurtër: Jemi duke kërkuar staf kuzhine për pikën e re në Hajdar Dushi, Prishtinë. Pozita përfshin përgatitjen dhe gatimin e ushqimit sipas standardeve të kompanisë, mirëmbajtjen e pastërtisë në kuzhinë dhe zbatimin e rregullave të higjienës dhe sigurisë ushqimore. Kandidatët duhet të jenë të gatshëm për punë me ritëm të lartë dhe të bashkëpunojnë në ekip.
Pozita: Staf Kuzhine
Lokacioni i punës: Hajdar Dushi, Prishtinë (pikë e re e Smash Burger Co)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgatitja dhe gatimi i smash burger-ave sipas standardeve të kompanisë
- Ndihmë në përgatitjen e produkteve dhe organizimin e stacionit të punës
- Mirëmbajtja e pastërtisë dhe rregullit në kuzhinë
- Zbatimi i rregullave të higjienës dhe sigurisë ushqimore
- Punë efikase gjatë orëve me ngarkesë të lartë
Kërkesat:
- Eksperiencë pune në kuzhinë (eksperienca me smash burger është përparësi)
- Aftësi për të punuar në ambient dinamik dhe me ritëm të shpejtë
- Frymë bashkëpunimi dhe qëndrim pozitiv
- Përgjegjshmëri dhe komunikim i mirë
- Gatishmëri për të mësuar dhe ndjekur udhëzimet
Çfarë ofrojmë:
- Pagë konkuruese dhe kushte të mira pune
- Ambient pune profesional dhe mbështetës
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional
- Vaktet e stafit dhe përfitime të tjera
Dokumentet e kërkuara: