Përshkrimi
Smart Home Albania po kërkon një Ndihmes Ekonomiste / Arketare të sistemuar dhe me vullnet për t’iu bashkuar skuadrës së kompanisë.
Detyrat
- Hedhja në programin financiar Financa 5 e faturave të blerjeve dhe shitjeve.
- Kontribut në hartimin e raporteve financiare ditore dhe mujore.
- Mbështetje gjatë rakordimeve të bankës, arkës dhe magazinës.
- Administrimi i dokumentacionit financiar dhe ruajtja e tij në arkiv në mënyrë të rregullt.
- Ndihmë në proceset e fiskalizimit dhe në deklarimet tatimore, duke ndjekur udhëzimet e ekonomistit ose financierit përgjegjës.
Kualifikimet
- Përvojë e mëparshme në një funksion të ngjashëm.
- Njohje shumë të mira të Financa 5 dhe MS Excel.
- Njohuri bazë mbi legjislacionin financiar dhe fiskal.
- Aftësi të mira organizimi, vëmendje ndaj hollësive dhe saktësi gjatë punës.
- Gatishmëri për punë në ekip dhe komunikim të qartë.
- Diplomë në Financë/Kontabilitet.
- Njohuri themelore për ligjin tatimor dhe fiskal.
Ne ofrojmë
- Një paketë përfitimesh që shpërblen përkushtimin dhe rezultatet.
- Pagë bazë 60.000 ALL - 70.000 ALL, me rishikim të pagës pas muajit të 3.
- Pushim në festat zyrtare ose pagesë e dyfishtë nëse punohet.
- 22 ditë pushim vjetor.
- Mundësi konkrete për rritje dhe zhvillim profesional.
Kandidatët që kalojnë përzgjedhjen fillestare do të testohen paraprakisht në Excel dhe Financa5.