
Nëse ke eksperiencë në menaxhimin e kategorive të produkteve, analizën e tregut dhe koordinimin me departamente të ndryshme për zhvillimin dhe pozicionimin e produkteve, kjo mund të jetë mundësia e duhur për ty.
Kërkesat kryesore:
• Minimum 1 vit eksperiencë si Category Manager ose në rol të ngjashëm
• Aftësi për analizë tregu dhe zhvillim strategjish për kategori produktesh
• Koordinim efektiv me ekipet e shitjeve, marketingut dhe furnizimit
• Aftësi shumë të mira organizimi dhe komunikimi
• Përdorim i mirë i Excel dhe platformave të menaxhimit
• Njohuri të mira të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar
Çfarë ofrojmë:
• Pagë e negociueshme sipas eksperiencës
• Mundësi zhvillimi profesional
• Trajnime të vazhdueshme
• Ambient pune profesional dhe ekip mbështetës
• Mundësi reale rritjeje në karrierë
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Kandidatët do të zhvillojnë një test paraprak në Excel sipas kërkesave të pozicionit.