Përshkrimi
Kompania Smart Building kërkon të punësojë Inxhinier Mekanik me fokus në projektimin e sistemeve HVAC, për t’iu bashkuar ekipit profesional në zhvillimin e projekteve civile dhe industriale.
Detyrat
- Projektimi i sistemeve HVAC për objekte rezidenciale, komerciale dhe hoteleri
- Hartimi i dokumentacionit teknik dhe vizatimeve në AutoCAD;
- Përzgjedhja e pajisjeve sipas kërkesave teknike dhe standardeve;
- Koordinimi me disiplinat e tjera të projektimit;
- Zbatimi i standardeve teknike dhe normave të sigurisë në projektim.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike;
- Eksperiencë në projektimin e sistemeve HVAC
- Njohuri të mira në AutoCAD dhe paketen Microsoft Office
- Aftësi për të punuar në grup dhe në mënyrë të pavarur;