Koordinator i Logjistikës – Transport Ndërkombëtar i Mallrave
Kompania: SKYNET Logistic Kosova Sh.p.k.
Numri i vendeve të punës: 2
Fusha e Veprimit: Organizimi dhe koordinimi i transportit ndërkombëtar të mallrave, nga pika e origjinës deri te destinacioni final.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Marrja, analizimi dhe përpunimi i saktë i informacionit nga klientët për organizimin në kohë të dërgesave
- Përgatitja dhe dërgimi i ofertave për shërbime transporti; negocimi i kushteve deri në finalizimin e marrëveshjes
- Kontaktimi aktiv i klientëve të rinj dhe prezantimi i shërbimeve të kompanisë
- Ndërtimi i marrëdhënieve profesionale dhe ndjekja e kërkesave specifike të klientëve
- Monitorimi i proceseve logjistike dhe komunikimi i vazhdueshëm me klientët dhe partnerët ndërkombëtarë
Kriteret e Kërkuara:
- Minimumi 2 vite përvojë pune në transport ndërkombëtar të mallrave në kompani transporti/shpedicioni në Kosovë.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi dhe bindjeje – veçanërisht në zhvillimin e klientëve të rinj
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze; njohja e gjuhës serbo-kroate konsiderohet përparësi
Vërejtim: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për intervistë.