Njoftim për Punësim – SIXT Rent a Car
SIXT Rent a Car, me seli në Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, shpall konkurs për:
- 1 Rental Agent (Agjent/e të Rentës) në Aeroportin e Prishtinës.
SIXT Rent a Car është një lider ndërkombëtar në dhënien me qira të automjeteve, me një gamë të gjerë flotash. Ne po kërkojmë agjentë/e shitjesh me aftësi të forta komunikimi dhe orientim të lartë ndaj klientit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
- Kryen operacionet e përditshme të dhënies me qira të automjeteve, duke përfshirë shërbimin ndaj klientit, mirëmbajtjen bazë të dokumentacionit dhe menaxhimin e transaksioneve financiare.
- Kontrollon dhe menaxhon rezervimet online.
- Monitoron procesin e rezervimit, dorëzimit dhe kthimit të automjeteve me qira.
- Kryen barazimin ditor të pagesave dhe arkës.
- Menaxhon kërkesat dhe shqetësimet e klientëve në lidhje me shërbimin e marrjes me qira të automjeteve.
Cilësitë dhe Kualifikimet e Kërkuara
- Të ketë përvojë të mëparshme në një mjedis pune të orientuar drejt shërbimit të dhënies me qira (rent a car) – përparësi.
- Të zotërojë mirë gjuhën angleze, si në komunikim verbal ashtu edhe me shkrim.
- Të ketë njohuri të mira kompjuterike dhe aftësi të mira në përdorimin e tastierës.
- Të posedojë aftësi të shkëlqyera komunikimi, si në telefon ashtu edhe në komunikim të drejtpërdrejtë me klientët.
- Të jetë i/e aftë të punojë nën presion, si në mënyrë të pavarur ashtu edhe si pjesë e ekipit.
- Të jetë i/e gatshëm/me të punojë me ndërrime, gjatë fundjavave dhe periudhave të pushimeve, sipas sistemit rotativ.
Benefitet
- Kontratë pune në përputhje me ligjet në fuqi.
- Pagesa realizohet përmes bankës.
- Pagesa e kontributeve sipas legjislacionit në fuqi.
- Pagë bruto: 650.00 € + shtesë për ushqim.