• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Sinteza Digital

Content Creator

Sinteza Digital
Apliko
Marketing, Media & KomunikimTiranë2 javë më parëFull Time

Content Creator

Përshkrimi

Sinteza është një agjenci marketingu 360° që prej vitit 2018 ndihmon marka të ndryshme të rriten e të kenë sukses. Nga dy persona në fillim, sot jemi mbi 24 profesionistë dhe kemi bashkëpunuar me më shumë se 5,000 klientë në digital, TV, radio dhe media tradicionale.

Me pak fjalë, jemi një ekip energjik që i do sfidat dhe idetë e reja!

Po kërkojmë një Content Creator që është njëkohësisht kreativ, strategjik dhe i apasionuar pas rrjeteve sociale. Ky rol nuk është thjesht për të bërë postime, por për të krijuar ide që frymëzojnë, përmbajtje që pëlqehet dhe strategji që sjellin rezultate të matshme. Do të punosh ngushtë me Social Media Lead dhe do të jesh pjesë aktive e fushatave që shihen nga mijëra njerëz çdo ditë.

Detyrat

Si do duket dita jote?

  • Do të kërkosh ide, trende e konkurrencë dhe do t’i kthesh në strategji kreative për klientët.
  • Do të krijosh postime, Reels, Story e TikTok që tërheqin vëmendje.
  • Do të shkruash përshkrime tërheqëse dhe në stilin e duhur për çdo markë.
  • Do të bashkëpunosh me ekipin e dizajnit dhe video editor për kreativat.
  • Do të analizosh rezultatet dhe do të testosh mënyra të reja për të arritur më shumë.
  • Dhe mbi të gjitha: do të punosh me një ekip që të mbështet.

Kualifikimet

Kërkojmë prej teje:

  • Eksperiencë në social media (si përmbajtje, ashtu edhe planifikim).
  • Njohuri mbi Instagram, Facebook, TikTok dhe Linkedin.
  • Të kesh sy kritik për trendet dhe të dish si t’i përshtasësh ato për klientët.
  • Aftësi bazë në dizajn/editim (Canva, Photoshop, Premiere ose të ngjashme).
  • Të shkruash rrjedhshëm në shqip; anglishtja është plus.
  • Organizim, iniciativë dhe dëshirë për të mësuar gjëra të reja çdo ditë.

Do të ishte vlerë e shtuar nëse ke punuar në një agjenci marketingu ose në fushata me influencerë dhe reklama me pagesë.

Dokumentet e kërkuara

  • CV

Çfarë të ofrojmë ne

  • Një vend ku idetë e tua dëgjohen dhe vlerësohen.
  • Mentorim nga një ekip me eksperiencë që do të ndihmojë të rritesh profesionalisht.
  • Projekte dhe fushata të ndryshme që nuk ta lënë ditën monotone.
  • Pagë konkurruese + bonuse sipas rezultateve.
  • Një ambient pune miqësor, kreativ dhe plot energji pozitive.