Përshkrimi
SilurClinic po kërkon të punësojë një Ekonomiste.
Përparësi kanë kandidatët që kanë përvojë të mëhershme në sektorin e shëndetësisë dhe në turizmin mjekësor.
Detyrat
- Të përgatisë faturat për pacientët.
- Të administrojë dokumentacionin e zyrës, përfshirë faturat, rakordimet dhe materialet e ngjashme.
- Të bëjë rakordimet me furnitorët.
- Të regjistrojë të gjitha materialet dhe faturat në Finance 5.
- Të realizojë likuidimin e faturave.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet në Ekonomik, Finance ose Administrim Biznesi.
- Përvoja e mëparshme konsiderohet avantazh.
- Të ketë njohuri në përdorimin e Finance 5 dhe paketës Office.
- Të dijë të përdorë programe të fiskalizimit, si DevPOS.