• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
SIKA ALBANIA

Përfaqësues Shitjesh

SIKA ALBANIA
Apliko
ShitjeTiranë6 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

Kompania: Sika Albania

Departmenti: Shitje / Konstruksion
Pozicioni i punës: Përfaqësues Shitjesh
Vendndodhja: Tiranë

Eprori direkt: Manaxheri i Njësisë së Biznesit/BU Manager

Qëllimi dhe Objektivi i Pozicionit

Pozicioni ka për qëllim menaxhimin e të gjitha aktiviteteve komerciale dhe teknike me synim arritjen e objektivave të shitjes dhe të ardhurave të Sika Albania.
Pozicioni është përgjegjës për drejtimin, zhvillimin dhe menaxhimin e biznesit të shpërndarjes dhe ndërtimit në tregun shqiptar.

Detyrat

Detyrat Kryesore (ndërmjet kompanive, divizioneve dhe njësive)

  • Rritja e shitjeve dhe përfitueshmërisë së departamentit.
  • Zgjerimi i numrit të klientëve direkt në tregun rezidencial dhe të inxhinierisë civile.
  • Zhvillimi, përmirësimi dhe trajnimi i aplikatorëve për sistemet dhe portofolin e produkteve Sika Albania.
  • Sigurimi i përdorimit korrekt të produkteve/sistemeve Sika dhe ofrimi i mbështetjes teknike në territorin e caktuar.
  • Zhvillimi, përmirësimi dhe drejtimi i klientëve të ndërtimit të Sika Albania.
  • Përgatitja e raporteve sipas kërkesës dhe ofrimi i feedback-ut mbi tregun dhe konkurrencën
  • Sigurimi i zbatimit korrekt dhe në kohë të aktiviteteve të shitjes në territorin e caktuar.
  • Arritja e objektivave të përcaktuara (shitje për TM, përfitueshmëri, kosto, rritje tregu, kënaqësi klienti, mbështetje teknike).
  • Planifikimi ditor i vizitave në terren, duke siguruar përdorim optimal të kohës dhe kostove brenda territorit të caktuar.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve të biznesit me klientët për të garantuar disponueshmëri të vazhdueshme të stokut dhe sasi të përshtatshme.
  • Sigurimi i niveleve të duhura të stokut në magazinë
  • Organizimi i trajnimeve teknike të vazhdueshme për aplikatorë, klientë, inxhinierë, arkitektë etj.
  • Ofrimi i feedback-ut për mësim dhe përmirësim mbi planin e ekzekutimit te eprori.
  • Koordinimi i aktiviteteve me klientët (porosi, lëvizje stoku, rimbushje).
  • Analizimi i aktiviteteve të konkurrencës dhe vlerësimi i mundësive për zhvillim biznesi.
  • Kryerja e detyrave të tjera të ngarkuara nga Eprori / BU Manager.

Kualifikimet

Kërkesat:
Edukimi

  • Arsim i lartë (i preferuar në inxhinieri, ndërtim, ekonomi ose fusha të ngjashme).

Eksperienca e Punës / Ekspertiza)

  • Minimum 2–3 vite eksperiencë në një pozicion të ngjashëm.
  • Eksperiencë e mëparshme në shitje në sektorin e ndërtimit, me rezultate të provuara në arritjen e objektivave të shitjes.
  • Eksperiencë pune në ambiente me rritje të shpejtë të shitjeve.

Aftësi dhe Kompetenca Shtesë (IT, gjuhë, patentë)

  • Aftësi për të ndërtuar dhe mbajtur marrëdhënie me persona në të gjitha nivelet e organizatës.
  • Njohuri dhe përdorim i mirë i teknologjisë, veçanërisht paketës MS Office.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Patentë drejtimi e vlefshme.

Aftësi Personale / Sociale

  • Proaktiv, i pavarur, i aftë të menaxhojë dhe prioritizojë disa detyra njëkohësisht, me aftësi të mira menaxhimi të kohës.
  • Njohuri të mira komerciale dhe mendësi biznesi.
  • Mentalitet i fortë për përmirësim të vazhdueshëm dhe përmbushje ose tejkalim të pritshmërive, me aftësi për të ruajtur konfidencialitet të plotë.
  • Aftësi për të marrë vendime të shpejta, por të arsyetuara.
  • Aftësi të zhvilluara drejtuese, organizative dhe komunikuese.
  • Aftësi negocimi dhe ndikimi mbi të tjerët.
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe marrje iniciative.
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe qasje analitike.