Përshkrimi
3S sh.p.k. renditet ndër kompanitë kryesore të rajonit në fushën e energjisë diellore, me më shumë se 300 MWp kapacitet të instaluar në projekte fotovoltaike të përfunduara me sukses. Në vitet e fundit, kompania ka marrë pjesë në ndërtimin e parqeve fotovoltaike në zona të ndryshme si Fier, Ersekë dhe Ballsh, si edhe në projekte ndërkombëtare në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi.
Si pjesë e zgjerimit të veprimtarisë së saj, 3S tashmë ofron shërbime të plota EPC (Engineering, Procurement & Construction) për projekte fotovoltaike dhe synon të zgjerojë ekipin me një PROJECT MANAGER – EPC Projekte Fotovoltaike.
Detyrat
Përgjegjësitë Kryesore
- Drejtimi dhe bashkërendimi i projekteve fotovoltaike që nga faza e projektimit deri në përfundimin dhe dorëzimin e tyre.
- Ndjekja e ecurisë së punimeve në terren dhe garantimi që realizimi të bëhet në përputhje me projektin.
- Bashkëpunimi me klientët, nënkontraktorët, furnitorët dhe ekipet e brendshme të kompanisë.
- Mbështetja e proceseve të prokurimit dhe të furnizimit me materiale dhe pajisje.
- Mbikëqyrja e afateve, kostove dhe nivelit të cilësisë së punimeve.
- Hartimi i raporteve periodike dhe pasqyrimi i progresit të projekteve.
- Zbulimi dhe menaxhimi i rreziqeve që mund të ndikojnë në zbatimin e projektit.
- Garantimi i respektimit të standardeve teknike, procedurave të sigurisë dhe kërkesave kontraktuale.
- Zhvillimi i vizitave të rregullta në kantieret e kompanisë brenda dhe jashtë vendit.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Diplomë Master në Inxhinieri Elektrike ose Inxhinieri Ndërtimi.
- Të paktën 7 vite përvojë profesionale në menaxhimin e projekteve të ndërtimit, energjisë ose projekteve të ngjashme infrastrukturore.
- Eksperienca në projekte fotovoltaike konsiderohet një avantazh i rëndësishëm.
- Njohje e mirë e proceseve EPC dhe e menaxhimit të kontratave.
- Aftësi shumë të mira në organizim, koordinim dhe komunikim.
- Aftësi për të menaxhuar disa procese njëkohësisht dhe për të punuar nën presion.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Leje drejtimi Kategoria B.
Ne Ofrojmë
- Mundësi për t'u bërë pjesë e një prej kompanive më të konsoliduara në sektorin fotovoltaik.
- Përfshirje në projekte të mëdha dhe sfiduese brenda dhe jashtë Shqipërisë.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe ndërtim të një karriere afatgjatë.