• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Signs & Road Safety Solutions

Inxhinier Prokurimesh

Signs & Road Safety Solutions
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

3S sh.p.k. renditet ndër kompanitë kryesore në fushën e energjisë diellore në rajon, me më shumë se 300 MWp kapacitet të instaluar në projekte fotovoltaike të përfunduara me sukses. Shoqëria ka dhënë kontribut në zhvillimin dhe ndërtimin e parqeve fotovoltaike në disa zona të Shqipërisë, përfshirë Fier, Ersekë dhe Ballsh, si edhe në projekte ndërkombëtare në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi.

Në kuadër të zgjerimit të veprimtarisë dhe ofrimit të shërbimeve të plota EPC (Engineering, Procurement & Construction) për projekte fotovoltaike, 3S synon të shtojë në ekip një INXHINIER PROKURIMESH (PROCUREMENT ENGINEER).

Qëllimi i Pozicionit

Ky rol ka përgjegjësi për organizimin, bashkërendimin dhe administrimin e proceseve të prokurimit në projektet EPC të kompanisë, me synim sigurimin në afat të materialeve, pajisjeve dhe shërbimeve të nevojshme për realizimin e projekteve fotovoltaike.

Pozicioni përfshin gjithashtu mbështetje në procedurat e tenderimit, analizim të tregut dhe bashkëpunim me furnitorë vendas dhe ndërkombëtarë.

Detyrat

Detyrat Kryesore

  • Përcakton dhe administron nevojat për materiale, pajisje dhe shërbime në projektet fotovoltaike të kompanisë.
  • Harton dhe u dërgon furnitorëve dhe nënkontraktorëve kërkesat për oferta (RFQ).
  • Bashkërendon procesin e grumbullimit dhe vlerësimit të ofertave teknike dhe komerciale.
  • Përgatit analiza krahasuese të ofertave dhe jep rekomandime për zgjedhjen e furnitorëve.
  • Diskuton dhe dakordëson me furnitorët kushtet teknike, komerciale dhe afatet e furnizimit.
  • Ndjek ecurinë e porosive, kontratave dhe dërgesave deri në mbërritjen e materialeve në kantier.
  • Verifikon që materialet dhe pajisjet të jenë në përputhje me specifikimet teknike të projektit.
  • Zhvillon analiza të tregut dhe ndërton marrëdhënie afatgjata me furnitorë strategjikë vendas dhe ndërkombëtarë.
  • Punon ngushtë me ekipet e projektimit, zbatimit dhe menaxhimit të projekteve për planifikimin e nevojave të furnizimit.
  • Kontribuon në përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe komercial për tendera publikë dhe privatë.
  • Përditëson dhe mirëmban databazën e furnitorëve, ofertave dhe kontratave.
  • Mbikëqyr performancën e furnitorëve në drejtim të cilësisë, kostos dhe respektimit të afateve të furnizimit.
  • Garantin transparencë, gjurmueshmëri dhe zbatim të procedurave të kompanisë gjatë proceseve të prokurimit.
  • Harton raporte periodike mbi aktivitetin e prokurimit dhe gjendjen e furnizimeve.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe Kërkesat

  • Diplomë Master në Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Ndërtimi ose në degë të ngjashme teknike.
  • Të paktën 5 vite përvojë profesionale në prokurime, furnizime ose menaxhim kontratash.
  • Përvoja në projekte energjetike, infrastrukturore ose fotovoltaike konsiderohet avantazh i rëndësishëm.
  • Njohuri të mira mbi proceset e prokurimit, logjistikën dhe menaxhimin e kontratave.
  • Aftësi shumë të mira organizimi, analize dhe negocimi.
  • Përdorim i avancuar i paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Njohuritë në AutoCAD për leximin dhe interpretimin e vizatimeve teknike përbëjnë avantazh.
  • Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera të huaja vlerësohet si avantazh.
  • Aftësi për bashkëpunim në ekip dhe për menaxhimin e disa proceseve në të njëjtën kohë.
  • Leje Drejtimi Kategoria B.

Ne Ofrojmë

  • Mundësi për t’u bërë pjesë e një prej kompanive më të konsoliduara në sektorin fotovoltaik.
  • Përfshirje në projekte të mëdha dhe sfiduese brenda dhe jashtë Shqipërisë.
  • Ambient profesional pune dhe mundësi për zhvillim afatgjatë në karrierë.