Përshkrimi
Sigma VIG, me më shumë se 25 vite eksperiencë në tregun e sigurimeve, është pjesë e Vienna Insurance Group, grupi më i madh i sigurimeve në Austri, Evropën Qëndrore dhe Lindore. VIG është pjesë e listës së FORBES për vitin 2022, në kategorinë “Punëdhënësi më i mirë në botë” dhe Sigma VIG është në të njëjtën linjë zhvillimi për të forcuar rolin e saj si “punëdhënësi më i mirë”* në Shqipëri!
Jemi në kërkim të kandidaturave interesante, kurioze, kreative, të cilët janë në kërkim të suksesit me fokus tek shitja, Dega Durrës.
Detyrat
- Lëshon polica sigurimi sipas kërkesave dhe marrëveshjeve me klientët.
- Monitoron rinovimet e policave sipas afateve të përcaktuara në kontratat e nënshkruara.
- Ndjek procesin e pagesës së policave të sigurimit nga ana e klientëve.
- Ndjek dhe respekton procedurat e marrjes në sigurim.
- Ndjek dhe zbaton udhëzimet e kompanisë në lidhje me shitjen dhe administrimin.
- Komunikon me klientët dhe ju shërben atyre për llogari të kompanisë.
- Krijon dhe përditëson raportet për shitjen e policave të shitura gjatë muajit.
- Finalizon procesin e shitjeve të produkteve sipas kërkesës.
Kualifikimet
- Aftësi shumë të mira komunikuese.
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
- Persona që punojnë në grup dhe me iniciativë.
- Njohuri të mira të programeve të paketës Office.
- Diplomë e shkollës së lartë.
Dokumentet e kërkuara
- CV
- Letër interesi (motivimi)