Përshkrimi
Te Sigma Vienna Insurance Group, përvoja e klientit konsiderohet elementi kryesor i suksesit.
Nëse je komunikues, energjik dhe i përqendruar te zgjidhja e situatave, kompania të fton t’i bashkohesh ekipit në rolin Sherbim Klienti.
Detyrat
- Administron komunikimin me klientët nëpërmjet telefonit, emailit dhe kanaleve digjitale.
- Jep informacion të qartë dhe të saktë për produktet dhe shërbimet e kompanisë.
- Menaxhon kërkesat dhe ankesat e klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase.
- Bashkëpunon me departamentet përkatëse për të adresuar dhe zgjidhur çështjet e paraqitura.
- Kontribuon në ofrimin e një përvoje shumë të mirë për klientët në shitjet online.
Kualifikimet
- Diplomë universitare, me përparësi në ekonomi, biznes ose komunikim.
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe në shërbimin ndaj klientit.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze.
- Shkathtësi të mira organizative dhe në menaxhimin e kohës.
- Njohuri bazike në paketën MS Office.
- Përvoja në pozicione të ngjashme vlerësohet si përparësi.