• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
SiCRED sh.a.

Specialist i Sigurisë Kibernetike

SiCRED sh.a.
Apliko
Teknologji Informacioni (IT)Tiranë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Shoqëria SiCRED sh.a., e pranishme në tregun e Sigurimit të Jetës që nga viti 2003, vë në dispozicion të klientëve produkte për sigurimin e jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetë me komponent kursimi.

Kompania i konsideron punonjësit si bazën kryesore të suksesit të saj dhe, për këtë arsye, synon të ofrojë kushte të mira pune dhe një mjedis të përshtatshëm ku mbështetet bashkëpunimi.

Aktualisht, SiCRED është në kërkim të një profesionisti/eje për rolin “Specialist i Sigurisë Kibernetike”.

Detyrat

  • Zbaton masat dhe kontrollet e sigurisë nën orientimin e Shefit IT dhe raporton menjëherë çdo anomali apo incident të konstatuar.
  • Kryen monitorimin e sigurisë dhe analizimin e logjeve përmes SIEM, IDS/IPS dhe firewall, si edhe merret me vlerësimin e vulnerabiliteteve dhe administrimin e patch-eve.
  • Trajton në aspektin teknik incidentet kibernetike duke përfshirë identifikimin, kontejnerizimin dhe dokumentimin e tyre.
  • Vendos në zbatim kontrollet e sigurisë në përputhje me kuadrin ISMS/ISO 27001 të miratuar nga kompania.
  • Duhet të ketë njohuri praktike mbi kërkesat e legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale që lidhen me të dhënat financiare dhe shëndetësore të klientëve.
  • Përgatit raporte teknike periodike për Shefin IT mbi gjendjen e sigurisë, incidentet dhe vulnerabilitetet.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë; përbën përparësi një diplomë Master në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Siguri Informacioni ose Siguri Kibernetike.
  • Të zotërojë 3-5+ vite eksperiencë të përgjithshme në IT, ku të paktën 1-2 vite të jenë në detyra të lidhura drejtpërdrejt me sigurinë.
  • Certifikime si CompTIA Security+, ISO/IEC 27001 (Foundation/Internal Auditor), SIM3, CISM, CISSP ose të ngjashme konsiderohen avantazh.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
  • Të demonstrojë aftësi organizative dhe saktësi në administrimin e informacionit.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Përse duhet të punoni pranë SiCRED?

Për punonjësit ofrohet një paketë konkurruese përfitimesh:

  • Sigurim privat jete
  • Sigurim privat shëndeti
  • Sigurim privat jete me kursim
  • Fond privat pensioni
  • Një udhëtim stafi në vit
  • Mundësi trajnimi

Informacion mbi kushtet e punës

  • Lloji i punës - Kohë e plotë
  • Orari - 08:00-17:00
  • Vendndodhja - Zyrat Qendrore SiCRED, Tiranë

Dokumentacioni që duhet të depozitohet

  • CV me foto
  • Kopje e diplomës dhe e listës së notave
  • Kopje e ID
  • Kopje e dëshmive për njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera, nëse disponohen
  • Kopje e certifikatave të ndryshme të kualifikimit