Përshkrimi
Shoqëria SiCRED sh.a. vepron në tregun e Sigurimit të Jetës që nga viti 2003 dhe u ofron klientëve produkte për sigurimin e jetës, shëndetit, aksidenteve, si edhe sigurim jete me elemente kursimi.
Kompania i konsideron punonjësit si faktor kyç të arritjeve të saj dhe synon të ofrojë kushte të favorshme pune në një mjedis të përshtatshëm, të mbështetur te bashkëpunimi.
Aktualisht, SiCRED është në kërkim të një mjeku/mjekeje për rolin “Specialist i Marrjes në Sigurim Mjekësor”.
Detyrat
- Të kryejë vlerësimin e riskut mjekësor për individët që aplikojnë për sigurim, duke u bazuar në kriteret, udhëzimet dhe manualet e përdorura nga SiCRED sh.a.
- Të hartojë raporte dhe opinione profesionale për çështje që lidhen me vlerësimin e riskut mjekësor.
- Të bashkëpunojë me institucione dhe ofrues të shërbimeve shëndetësore për organizimin e ekzaminimeve që nevojiten në vlerësimin e riskut të aplikantëve.
- Të garantojë administrimin e saktë dhe të plotë të dokumentacionit mjekësor dhe dosjeve të aplikantëve, sipas procedurave të kompanisë.
- Të japë kontribut në zhvillimin dhe përmirësimin e praktikave të vlerësimit të riskut.
- Të ketë njohuri shumë të mira mbi produktet e sigurimit të kompanisë dhe aftësi për t'i paraqitur ato te klientët potencialë.
- Të përmbushë edhe detyra të tjera që lidhen me procesin e vlerësimit të riskut, sipas nevojave.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Mjekësisë.
- Të zotërojë njohuri të mira të paketës MS Office, përfshirë Word dhe Excel.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të disponojë aftësi shumë të mira komunikimi, bashkëpunimi dhe pune në grup.
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe vëmendje të lartë ndaj detajeve.
- Të jetë i aftë të menaxhojë stresin dhe ngarkesën në punë.
- Të shfaqë integritet profesional dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie.
Përse duhet të punoni pranë SiCRED?
Për punonjësit ofrohet një paketë konkurruese përfitimesh.
- Sigurim privat jete
- Sigurim privat shëndeti
- Sigurim privat jete me kursim
- Fond privat pensioni
- Një udhëtim stafi në vit
- Mundësi trajnimi
Informacion mbi kushtet e punës
Lloji i punës është Kohë e plotë.
Orari i punës është 08:00-17:00.
Pozicioni ndodhet në Zyrat Qendrore SiCRED, Tiranë.
Dokumentacioni që duhet të depozitohet
- CV me foto
- Kopje e diplomës dhe e listës së notave
- Kopje e ID
- Kopje e dëshmive që vërtetojnë njohjen e gjuhës angleze dhe të gjuhëve të tjera, nëse disponohen
- Kopje e certifikatave të ndryshme të kualifikimit