• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
SiCRED sh.a.

Menaxher i Sigurisë së Informacionit

SiCRED sh.a.
Apliko
Teknologji Informacioni (IT)Tiranë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Shoqëria SiCRED sh.a. vepron në tregun e Sigurimit të Jetës që nga viti 2003 dhe vë në dispozicion të klientëve produkte për sigurimin e jetës, shëndetit, aksidenteve, si edhe sigurim jete me komponent kursimi.

Kompania i konsideron punonjësit si bazën kryesore të rezultateve të saj dhe, për këtë arsye, synon të ofrojë kushte të përshtatshme pune dhe një mjedis të rehatshëm, të ndërtuar mbi bashkëpunimin.

Aktualisht, SiCRED kërkon të angazhojë një profesionist/e në rolin “Menaxher i Sigurisë së Informacionit”.

Detyrat

  • Mbikëqyr në mënyrë të pandërprerë sistemet e sigurisë, përfshirë Firewall, EDR/XDR, IDS/IPS, SIEM, WAF, VPN dhe Email Security.
  • Realizon në intervale të rregullta analiza të vulnerabiliteteve dhe ndjek zbatimin e masave korrigjuese.
  • Përfshihet në testet e penetrimit dhe monitoron implementimin e rekomandimeve që dalin prej tyre.
  • Ofron mbështetje gjatë proceseve të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm në fushën e sigurisë së informacionit.
  • Identifikon dhe ndjek risqet kibernetike që ndikojnë sistemet e kompanisë.
  • Kontribuon në përgatitjen dhe testimin e planeve të Business Continuity dhe Disaster Recovery.
  • Analizon logjet dhe shqyrton aktivitetet e dyshimta në sistemet kritike.
  • Mbështet vlerësimet e sigurisë që lidhen me furnitorët dhe palët e treta.
  • Merr pjesë në zbatimin dhe mirëmbajtjen e kuadrit ISMS në përputhje me ISO 27001.
  • Ndihmon në hartimin e raporteve dhe dokumentacionit për AKSK, AMF dhe audituesit.
  • Mbështet veprimtaritë e ndërgjegjësimit dhe trajnimet e punonjësve në fushën e sigurisë kibernetike.
  • Angazhohet në analizimin e incidenteve të sigurisë dhe në ruajtjen e evidencave teknike.
  • Punon ngushtë me ekipet IT, furnitorët dhe palët e treta për trajtimin e çështjeve të sigurisë.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Teknologji Informacioni, Inxhinieri Kompjuterike, Informatikë Ekonomike ose në fusha të përafërta.
  • Preferohet diplomë Master në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Siguri Informacioni, Siguri Kibernetike ose fusha të ngjashme; për degët e tjera të informatikës, diploma Master është e detyrueshme.
  • Të zotërojë të paktën 5 vjet përvojë në Teknologjinë e Informacionit, ku minimumi 1-2 vjet duhet të jenë në role të lidhura me sigurinë e informacionit ose sigurinë kibernetike, ndërsa 5 vjet në këto role konsiderohen preferenciale.
  • Eksperienca në sektorin financiar, të sigurimeve ose në institucione të rregulluara përbën avantazh.
  • Certifikime si CompTIA Security+, ISO/IEC 27001 Foundation, ISO/IEC 27001 Internal Auditor, CEH, Cisco CyberOps, Fortinet NSE, Microsoft Security, Palo Alto PCNSA ose të ngjashme vlerësohen si përparësi.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
  • Të ketë aftësi të mira në organizim, dokumentim dhe raportim.
  • Të jetë i/e aftë të punojë në ekip dhe të përballojë punën nën presion.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze në nivel komunikimi profesional dhe teknik.

Përse të punoni pranë SiCRED?

Kompania ofron një paketë konkurruese përfitimesh për punonjësit, ku përfshihen:

  • Sigurim privat jete
  • Sigurim privat shëndeti
  • Sigurim privat jete me kursim
  • Fond privat pensioni
  • Një udhëtim stafi në vit
  • Mundësi trajnimi

Informacion mbi kushtet e punës:

  • Lloji i punës: Kohë e plotë
  • Orari: 08:00-17:00
  • Vendndodhja: Zyrat Qendrore SiCRED, Tiranë

Dokumentacioni që duhet të depozitohet

  • CV me foto
  • Kopje e diplomës dhe e listës së notave
  • Kopje e ID
  • Kopje të dëshmive për njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera, nëse disponohen
  • Kopje të certifikatave të ndryshme të kualifikimit