Përshkrimi
Ky rol fokusohet në përgatitjen dhe shërbimin e shishave në ambientin premium të Shisha Room.
Kandidati duhet të ketë njohuri të thella mbi aromat, teknikat e përgatitjes dhe aftësi për të ofruar një përvojë të nivelit të lartë për klientët.
Detyrat
- Përgatitja dhe prezantimi i shishave sipas standardeve premium;
- Sigurimi i cilësisë së shërbimit dhe qëndrueshmërisë në çdo shishe;
- Konsultimi i klientëve mbi aromat dhe kombinimet e mundshme;
- Bashkëpunimi me ekipin për ofrimin e një përvoje të pandërprerë;
- Mbajtja e ambientit të pastër, të rregullt dhe të organizuar;
- Monitorimi i stokut të aromave dhe materialeve të shishave
Kualifikimet
Kandidati duhet të kete:
- Minimumi 5 vite eksperiencë në përgatitjen e shishave;
- Njohuri të thella mbi profilet e aromave dhe kombinimet e tyre;
- Kujdes i lartë ndaj detajeve dhe orientim ndaj klientit;
- Aftësi për të punuar në një ambient premium me ritëm të lartë.
Ne Ofrojmë:
- Pagesë konkurruese dhe kushte të mira pune;
- Rol kyç brenda identitetit të Shisha Room;
- Ambient shërbimi premium dhe i strukturuar;
- Bonus të bazuar në të ardhura;
- Mundësi afatgjatë për zhvillim për performuesit e lartë.
Shift: 10:30 – 18:30 + Full-Time
Shënime
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të aplikojnë nëpërmjet link-ut ose në numrin e telefonit
Afati i fundit i aplikimit është data 12 Qershor 2026, ora 17:00.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale.