Përshkrimi
Shisha Room Tirana - Sanitare, është përgjegjëse për mirëmbajtjen e pastërtisë, higjienës dhe sistemimit të ambienteve, duke siguruar një ambient të pastër, të rregullt dhe komod për klientët dhe stafin, në përputhje me standardet e higjienës.
Detyrat
- Pastrimin e dyshemeve dhe të të gjitha hapësirave të nevojshme si shkallët, hyrjet, korridoret etj.;
- Pastrimin e pluhurave në pajisje të lehta, mobilie, TV dhe sipërfaqe të ndryshme xhami;
- Pastrimin dhe dezinfektimin e tualeteve, lavamanëve, ujëvarave, privesë ;
- Zbrazjen dhe mirëmbajtjen e koshave të mbeturinave;
- Komunikimin me menaxherin e linjës për sigurimin e produkteve dhe materialeve të nevojshme të pastrimit;
- Raportimin e çdo dëmtimi apo thyerjeje të konstatuar gjatë procesit të punës;
- Informimin e menaxherit të linjës për riparimet ose problematikat që evidentohen në ambiente.
Kualifikimet
Kandidati duhet të ketë:
- Korrektësi, përgjegjësi dhe përkushtim në punë;
- Aftësi për të ruajtur standarde të larta pastërtie dhe higjiene;
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip;
- Sjellje profesionale dhe paraqitje e rregull.
Ne Ofrojmë:
- Punësim të qëndrueshëm.
- Pagesë konkurruese dhe kushte të mira pune.
- Ambient pune profesional dhe mbështetës.
Shënime
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të aplikojnë nëpërmjet link-ut ose në numrin e telefonit
Afati i fundit i aplikimit është data 12 Qershor 2026, ora 17:00.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale.